BOTA

Protesta të dhunshme kundër rezultatit të zgjedhjeve, 6 të vdekur e 200 të plagosur

10:49 - 22.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe mbi 200 të tjerë janë plagosur, gjatë tubimeve masive në Indonezi kundër rizgjedhjes së presidentit Joko Widodo.




Zëdhënësi i policisë së shtetit, Dedi Prasetyo tha se protestat e organizuara nga mbështetës të një kandidati presidencial, që nuk mundi të fitonte, u kthyen në të dhunshme mbrëmjen e vonë të së martës dhe vijuan të tilla edhe gjatë natës.

Policia njoftoi arrestimin e 69 “provokuesve”.

Guvernatori i Xhakartës, Anies Baswedan tha se 6 të vdekur dhe 200 të plagosur ishte bilanci i dhunës, ndërsa shtoi se ekspertë mjekoligjorë nëpër spitale po kryejnë hetime për të përcaktuar shkakun e vdekjes së tyre.

Një televizion lokal shfaqi protestuesit teksa hidhnin gurë, një fjetore policie në flakë dhe qindra policë të mbledhur për të zmbrapsur protestën në një zonë qendrore të qytetit.

Prasetyo tha se policia po kryen hetime mbi raportimin për viktima, por theksoi se oficerët e sigurisë në terren, përfshi edhe personelin ushtarak, nuk ishin pajisur me plumba.

Policia lokale e Xhakartës ka përdorur vetëm gazin lotsjellës dhe pompat e ujit për të shpërndarë protestuesit, që goditën forcat e sigurisë me gurë, kokteje molotovi dhe municione të tjera.

Protestat shpërthyen pasi rezultatet e zgjedhjeve treguan se Widodo kishte fituar ndaj rivalit e tij Prabowo Subianto.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.