AKTUALITET

Zbuloni pasuritë e politikanëve për 2018! Rama jeton me të ardhurat si artist. Sa fiton vajza e Ruçit? Po Basha?

17:23 - 24.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbardhen pasuritë e politikanëve për 2018. Vajza e Ruçit fiton 23.4 mln lekë nga puna – Rama jeton me pagën dhe të ardhurat si artist.




Ndërsa për shumë shqiptar 2018 ishte një vit i vështirë dhe me jo pak probleme në aspektin financiar, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për politikanët dhe shtetarët tanë. ILDKPI ka përfunduar përpunimin e deklarimeve të pasurive për gjithë zyrtarët që kanë detyrimin ligjor për të bërë transparencën e pasurive të tyre për vitin 2018 dhe dje ka bërë publikimin e tyre. Nga deklaratat e pasurive të krerëve të shtetit dhe politikanëve më të rëndësishëm në vend, vihet re se bilancet e pasurive të tyre personale, bashkëshortëve dhe fëmijëve të tyre kanë qenë dukshëm pozitive.

 

Kryeministri
Ndonëse të ardhurat e kryeministrit kanë qenë të kënaqshme, llogaria e tij në bankë vijon të jetë minus. Kështu nga vetëdeklarimi në ILDKPI, rezulton se kreu i qeverisë ka siguruar përgjatë vitit 2018 nga paga 2 milionë. Ndërkohë ka siguruar të ardhura nga krijimtaria artistike si pasojë e shitjes së punëve artistike 929 mijë lekë. Por ai ka detyrime për kredinë e marrë nga banka në vitin 2013 në vlerën 80 mijë euro. Për vitin që lamë pas shleu 4274 euro dhe ka edhe 22 187 euro ende të pashlyera. Ndërsa bashkëshortja e kreut të qeverisë ka deklaruar një llogari bankare me vlerë 3.681.399 lekë, të ardhura nga paga e punës si eksperte 1.540.000 lekë, të ardhura nga honorarët 900.926 lekë, të ardhura nga qiraja 2.098.140 lekë, të ardhura nga konsulenca 1.521.593 lekë dhe shlyerje kredie në vlerë 2.274 euro.

Kryetari i Kuvendit
Ndonëse me një eksperiencë të gjatë në punë, të ardhurat më të mëdha në familjen e Kryetarit të Kuvendit i kanë dy fëmijët e tij, vajza dhe djali. Rezulton se Ruçi ka marrë gjatë vitit që lamë pas 2.6 mln lekë nga paga e Kuvendit dhe nga pensioni i bashkëshortes së tij 132 mijë lekë. Ndërkaq, vajza e kryeparlamentarit duket se ka pasur një vit të suksesshëm në 2018-n duke deklaruar si fitim neto nga noteria 23.4 mln lekë të reja. Ndërsa djali ka shtuar 23 mijë euro në bankë të përfituar nga qiraja për vitin 2018, ndërsa ka likuiduar një detyrim prej 32 mijë eurosh. Nga vetëdeklarimi rezulton se të ardhurat e tij nga puna në Albkotnroll kanë qenë 1.8 mln lekë të rinj dhe të ardhurat nga kontrata të qirasë kanë qenë 23 300 euro dhe nga një qira tjetër në vlerën 1.2 mln lekë.

Basha të ardhura vetëm nga paga, gruaja siguron 55 mijë euro nga puna

Edhe për opozitën nuk ka qenë një vit fortë i keq në aspektin financiar, pavarësisht se gjatë vitit të shkuar shumicën e kohës bojkotuan Kuvendin dhe për rrjedhojë iu mbajt dhe një pjesë e pagës. Kështu kryedemokrati Basha deklaron si të ardhura të veta vetëm pagën si deputet dhe të ardhurat nga mbulimet e shpenzimeve të karburantit dhe telefonisë celulare që paguhen po nga Kuvendi. Ai ka deklaruar për vitin 2018 një shumë prej 1335462 lekësh të ardhura nga paga dhe afro 535 mijë lekë të rinj si pagesë për mbulimin e karburantit dhe telefonit. Ndërkohë që për të 2018 ka qenë një vit me ardhura relativisht të ulëta, kjo nuk mund të thuhet për bashkëshorten e tij, Aurela Basha. Ajo ka siguruar afro 55 mijë euro të ardhura për 2018 nga puna. Edhe për familjen Berisha situata paraqitet thuajse e njëjtë, ku vet ish-kryeministri dhe bashkëshortja e tij deklarojnë se jetojnë me të ardhurat nga paga, dietat, honorarët dhe pensioni, ndërsa fëmijët e tyre deklarojnë llogari të shumta bankare duke xhiruar shumë të konsiderueshme.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.