Kryesore

Ambasadori britanik: Ju i zgjidhni politikanët e korruptuar, ne bashkëpunojmë me ta

09:23 - 25.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jemi mësuar që diplomatët e huaj të jenë të kujdesshëm e ta përzgjedhin gjuhën kur flasin për politikanët tanë. Por një reagim i papritur ka ardhur nga ambasadori Britanik në Kosovë. Ruairi O’Connell ka zgjedhur të jetë i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë në komentet e tij.




Ambasadori Britanik në Kosovë ka zhvilluar një bisede në facebook, në formë pyetje-përgjigje, me qytetarët kosovarë. Njëri prej tyre e ka pyetur ambasadorin se pse bashkëpunon me politikanë të korruptuar dhe përgjigjja e ambasadorit O’Conell ka qenë epike.

“Sepse kjo është diplomacia: ne jemi të detyruar të punojmë me njerëz që ju i keni votuar”, është përgjigjur ai.

Ndërkohë, një qytetar tjetër e ka pyetur ambasadorin nëse ka ndonjë forcë që do t’i burgoste siç ka thënë ai “hajnat dhe kriminelat”, në krye të shtetit, O’Conell ka thënë se duhet trimëri nga Policia dhe Prokuroria për këtë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.