KULTURË

Elton Deda: Na mbyti politika

10:07 - 25.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtari Elton Deda i vë shpesh përballë politikën me artin duke theksuar se ky i fundit lihet shpesh në hije për faj të së parës.




Këtë herë ai flet për Festivalin e 72-të të Filmit në Kanë, i cili është hapur zyrtarisht nga data 14 maj deri më 25 maj.

Ai thotë se vëmendja e madhe mediatike ndaj politikës, ka bërë që Festivali i Kanës të mos trajtohet me shkëlqimin që meriton.

“Shumë personalitete të showbiz, të artit dhe të kulturës, janë në Kanë! Në një aktivitet të mrekullueshëm dhe plot kualitet artistik. Më vjen shumë mirë që erdhi dita të marrim edhe ne gjëra të mira nga një festival prestigjioz.

Jam i bindur që do t’i kemi në Tiranë shumë shpejt, pra eksperiencat dhe projektet bashkëkohore që dhe ne të ecim krah për krah me elitën artistike botërore.

Kam përshtypjen që media është treguar pak indiferente dhe duhej ta pasqyronte pak më shumë këtë eveniment. Na mbyti politika”, shkruan Elton Deda në një postim në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.