Kryesore

Video/ Monika Kryemadhi ‘tërhiqet’ nga dhuna: Jemi qytetarë, i bën mirë vetëm Ramës

19:53 - 25.05.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me të dal nga selia e LSI, Monika Kryemadhi ka thënë përpara mediave se protestat kanë qenë të qeta dhe se nuk ka vend për dhunë. Sipas kryetares së LSI, protestuesit kanë treguar qytetari.  ““Ne sot në atë shesh me ato qindra dhe mijëra shqiptarë protestojnë dhe për ata socialistë që janë të pamundur të vijnë aty, për policët, për administratën publike që ndihet e kërcënuar, mësuesit e mjekët.
Ne jemi sot për të treguar që jemi qytetarë, që jemi të vendosur në rrugën tonë, që jemi më të vendosur se kurrë. Jemi këtu sepse e duam vendin. Ne sot më shumë se kurrë tregojmë që jemi europianë. Dëshira për të qenë anëtarë të BE është shumë më shumë se çdo flamur politik. për mua protesta e ka arritur qëllimin e saj. Çdo ditë e më shumë qytetarët shtohen, deklaratat në favor të opozitës shtohen.




Deklaratat qaramane të kryeministrit… Dua të them që të mos vazhdojë të provokojë qytetarët, t’i lërë të protestojnë në mënyrë qytetare dhe të largojë provokatorët. Iu bëj thirrje shqiptarëve të distancohen nga çdo akt dhune sepse viktima nuk është Rama por shqiptarët, ata që kanë ikur. Çdo dhunë që bëjmë i japim pikë Edi Ramës. Ai ka ikur, e mori përgjigjen e tij. Ai e di shumë mirë që ka ikur. Ai e di shumë mirë se dhuna i shton jetën atij. Qëndresa e qytetarëve shqiptarë është goditja më e madhe për Edi Ramën. Sot kjo protestë madhështore, entuziaste është çlirim shpirtëror.
Dialogu ynë është një dialog kombëtar. Ka të bëjë me shqiptarët jo individët”, deklaroi kryetarja e LSI.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.