AKTUALITET

Paralajmërimi i Berishës: Sot cunami i historisë

10:24 - 25.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëron një tejtër “cunam” para protestës opozitare. “Sot Cunami i historisë. Shqipëria vërshon drejt Tiranës! Rama ik! Fitore! sb”, shkruan Berisha.




Opozita do të protestojë sërish sot me kërkesën e dorëheqjes së kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie transitore.

Një ditë para protestës së paralajmëruar të opozitës në institucionet kryesore, Kryeministria, parlamenti dhe Ministria e Brendshme vendosen barrierat metalike. Shtyllat e ndriçimit janë lyer me graso në mënyrë që protestuesit mos të hipin në to.

Policia dhe Garda e Republikës kanë kaluar në gatishmëri, por plani që kanë për t’iu kundërpërgjigjur një sulmi të mundshëm nga ana e protestuesve mbahet ende sekret.

Jo zyrtarisht thuhet se 1500 policisë janë angazhuar për ruajtjen e sigurisë, shifër e cila u përafrohet protestave të tjera.

Të gjitha repartet e policisë, duke filluar nga FNSH dhe RENEA do të jenë aty. Protesta fillon sot në orën 19:00 dhe leja është marrë deri në mesnatë.

Mësohet se Lulzim Basha do të mbajë një fjalim para Kryeministrisë. Ky tubim pritet të përcaktojë edhe axhendën e protestave të opozitës në të ardhmen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.