LIFE STYLE

Si të riktheni besimin në një lidhje?

15:25 - 25.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndërsa në këtë pjesë do të trajtojmë, “Besimin”, një nga elementët më kyç në një lidhje. Më poshtë do të sjellim si për femrat ashtu dhe meshkujt disa këshilla për të fituar besimin në një marrëdhënie. Besimi në mes partnerëve është kyç për një lidhje stabël, pasi mungesa e besimit do t’u shkaktone një mankth të vazhdueshëm, ku ju gjithnjë do t’u ndiheshit në frikë dhe dyshime. Besimi në lidhjen tuaj, është mënyra për të qenë të sigurtë se lidhja juaj mund t’i tejkalojë edhe vështirësitë më të mëdha që mund t’ju paraqiten. Humbja e besimit në mes partnerëve, mund të çoj në ndërprerjen e një lidhje, dhe për rikthimin e saj, duhet angazhim i dyanshëm. Të gjithë mund të gabojmë ndonjëherë, dhe nëse i/e dashuri/a e ka humbur besimin tek ju për atë shkak, ja disa këshilla si ta riktheni besimin e humbur:




1. Kushtoni vëmendje lidhjes suaj – Mos tentoni ta riktheni besimin e të dashurës suaj, kur nuk jeni të përgatitur për t’ju përkushtuar totalisht lidhjes suaj.
2. Pranoni nëse keni gabuar – Mos e fajsoni të dashurën tuaj, për gabimet të cilat ju keni bërë, por mësohuni të mbani përgjegjësi për veprimet tuaja.
3. Mundohuni ti kuptoni ndjenjat e saj – Ajo mund të ndjehet e lënduar dhe e anashkaluar, kështu që rradha është të bisedoni më ndryshe me të.
4. Bindeni atë se keni ndryshuar – Premtojini asaj vetëm për ato që mund t’i realizoni në të vërtetë.
5. Tregojini të dashurës suaj sa e rëndësishme është për ju dhe sa shumë kujdeseni për të – Planifkoni diçka të veçantë për të, si pësh: mjë darkë speciale, masazh intime…
6. Tregohuni i durueshëm dhe mos e ngutni të dashurën tuaj të marrë vendime – Asaj i nevojitet një kohë relativisht e gjatë, për ta harruar atë që ka ndodhur dhe për t’ju rikthyer besimi në ju përsëri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.