AKTUALITET

Video/ Aktorja Arjeta Dhima: “Me rëndësi për mua, besimi tek vetja”

08:54 - 25.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ventrilokuiste ka lëvizur shijet artistike të këtij metropoli. Daljet televizive garantojnë audiencën duke bërë për vete ndjekës dhe adhurues të një gjinie krejt të veçantë të fjalës artistike. E ftuar në emisionin “Dikush” të “Gazeta shqiptare.al” në “Youtube” na jep mundësinë të njohim më shumë mbi jetën e saj përtej skenës. Një vajzë që me shumë vullnet ngriti studion e saj të aktrimit, kurseve për fëmijë apo edhe të folurën në publik, flet për besimin e humbur tek të tjerët.




Me zë të fortë përgjigjet: ”Nuk më vret besimi i dikujt më shumë se besimi tek vetja. Unë kam hequr dorë nga ajo se çfarë mendon dikush për mua, më duhet çfarë mendoj unë për veten time dhe çfarë u ofroj unë njerëzve.” Sipas Arjetës e rëndësishme është të mbash moralin lart. Në fund, kur diçka thyhet, ka një gjuhë komunikimi, kur palët janë mirë me veten. Me humor, shpall në kërkim “besimin e humbur”, duke krijuar një situatë komike në studio.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.