Kryesore

Akuza e Maks Velos dhe Njohja e të Drejtës së Autorit

13:30 - 26.05.19 Gazeta Shqiptare

Zonja Elezi, nuk paraqitet ne gjyq as kur gjyqi zhvillohej në Zyrën e te Drejtave te Autorit, as në Gjykatën e Tiranës. Kurse zoti Logoreci nuk ka ardhur asnjëherë në gjyq.
Ajo u paraqit me se fundi e detyruar për një seance pyetjesh.
Dhe Ju zonja Gjyqtare e pate vete se ç’paraqitje beri.
Unë e pyeta sa qendra internimi kane qenë në 45 vjet në Shqipëri? …ajo nuk u përgjigj dot, nuk dinte asgjë rreth 20 kampeve te internimeve.
Unë e pyeta sa te internuar burra dhe gra kane qene ne ato 45 vjet ne Shqipëri?… ajo nuk u përgjigj, nuk e dinte, që kane qenë 48.000 burra dhe 10700 gra.



E nderuar Gjyqtarja Znj. MARIANA SHEGANI ( DEDI ).

Me date 9 Maj 2017 i paraqita GJYKATES SE RRETHIT GJYQËSOR – TIRANE, KERKESE-PADINE ndaj Iris Elezit për plagjiature që filmi ” Bota” i Iris Elezit dhe Thoma Logorecit kane bere prej librit tim “KLUBI KARAVASTA”.
Ky libër është përdorur si baze për filmin BOTA, me autore Iris Elezin dhe Thoma Logorecin.
Gjate procesit gjyqësor, kam paraqitur provat:
Librin KLUBI KARAVASTA BOTUAR nga KORBI ne 2004.
Titujt e librave me temën e burgut dhe te internimeve, te shkruara prej meje. Gjithsej 13-te.
Gazetat e botuara ne Shtypin Shqiptar për këtë problem.
Si ne asnjë rast tjetër GAZETARIA E KULTURES, ka pasqyruar gjate 4 viteve kete plagjiature te paprecedente.
Jane 10 gazetaret me te vleresuarat te shtypit Shqiptar, që kane botuar artikuj ne 11 gazeta te shtypura dhe online, si dhe disa emisione televizive.
Ne asnjë rast Iris Elezi ketyre artikujve nuk i u është përgjigjur, edhe kur gazetaret i a kane kerkuar ate.
Kjo sepse i mungonin faktet që te hidhte poshtë, atë që argumentonin Gazetat.
I gjithe materiali i Gazetave duke përmbledhur edhe studimin 45 faqësh e dy studjuseve Akademike Amerikane XHULI AGOLLI dhe SOFIA KALO me titullin “Bota e Iris Elezit dhe bota përtej saj”, duke përfshire edhe EKSPERTIZEN e Akademikut Shaban Sinanaj i kalon 200 faqe.
I tere ky material është një ndihme për analizat e mëtejshme te fenomenit te plagjiatures ne Shqipëri, ne art dhe ne Kinematografi ne veçanti.
Ja si e mbyll shkrimin e saj me titullin ” Kush kopjoi, Maks Velo apo Iris Elezi ” , gazetarja e kultures NAJADA ELMAZI:
” Problemi i vetëm është se njeriu i ndershëm humbet, arti humbet, gjithashtu humbet gjithë shoqëria, bashke me te. Prandaj kërkohet pak guxim intelektual, për te denoncuar te keqën dhe për t’u ndare prej saj.” Në portalin mshqipon – 25 Qershor 2016.
Edhe unë jam i të njëjtit mendim me të: në se nuk dënohet ky rast, nëse nuk dënohen Iris Elezi dhe Thoma Logoreci humbet e gjithë shoqëria Shqiptare. Sepse ky është një rast i paprecedent në tërë historinë e Kinematografisë Botërore. Një plagjiature kaq direkte, kaq e pakamufluar, kaq e paturpshme, nuk është hasur asnjëherë.
Tërë këto vite ata kane heshtur duke shpresuar tek një lodhje dhe heqje dore nga e drejta e autorit.
Jam plotësisht dakort me Ekspertizen prej 14 faqesh e Akademikut Shaban Sinanaj (historian i letërsisë, etnolog, eseist dhe publicist), relatuar në datën 10 Shtator 2018.
Akademia e Shkencave te Shqipërise me një vendim të Këshillit te Ministrave është ngarkuar te beje ekspertizat e te gjitha rasteve te plagjiaturave, në gjithë universitetet , për doktoraturat, dhe për gjithë krijimtarinë artistike.
Akademiku Shaban Sinanaj ka bere një Ekspertizë të plotë te gjithanshme realizuar me gjithe teorite e reja te krahasimit dhe studimit te thelle te strukturës së materialit.
Ish një fat i madh që Ai pranoi kërkesën e Gjykatës për të bërë këtë Ekspertizë.
Sot është Akademiku me produktiv dhe i interesuar për gjithë aspektet e jetës Shqiptare. Ai njeh mire letërsinë, historinë, filmin, arkivat.
Është autor i dhjetëra librave nder to edhe i skenareve për dokumentare.
Ka një vlerësim ndërkombetar dhe prezanton shpesh autoritetin e Akademisë së Shkencave ne bote. Sa për Ekspertizën tjetër atë të Joni Shanajt, mendoj se duhet mare me rezerva sepse dhe ai vete, përcakton: “… se nuk mund te ofroje një ekspertize te sakte ne lidhje me çështjen ne fjale..”
Ne te vërtetë vleresimi me i madh i duhet dhënë deklarates se Kineastit te shquar PIRO MILKANI dhene ne gazeten SHQIPTARJA .com 27 Shkurt 2019 si dhe ne TVSH ne Emisionin ” NJË NATE ME XHAXHIUN”:
Ai shkrua : “Filmi i Elezit i mire, por duhet te zgjidhet konflikti me te drejtat që meriton dhe te demshpërblehet moralisht autori Velo.”, dhe me poshte vazhdon:
…”Personalisht mendoj që kemi të bëjmë me një personalitet te kultures shqiptare, qofte ne boten e letrave, qofte ne pikture dhe arkitekture. Maks Velo ka dhene kontribute te vyera ne shoqëri, përmes përcjelljeve te gjerave që ka jetuar dhe sidomos prej kesaj, prej kalvarit te vuajtjeve që ka kaluar ne jete, duhet te kete drejte si lidhur me shqëtesimete e tij. Konkretisht, ai e ka ofruar librin e tij ” Klubi Karavasta” te autoret e filmit “Bota” duke i u paraqitur një bote që ata te dy, edhe për shkak te moshes, nuk e njohin…” ” Prandaj them se autoret e fimit duhet te bëjnë korrigjimet e duhura dhe te shpërblejnë moralisht autorin.”
Gazetarja e shquar SUADELA BALLIU, mbasi asistoi ne një seance te gjyqit, botoi ne Gazeten online Si, ne date 2 Shkurt 2019 , një studim te gjate prej 8 faqesh : KUR LETERSIA TAKON KINEMANE.


Aty ajo analizon gjithe krijimtarine kinematografike Shqiptare dhe del me konkluzionin se jane 24 filma që jane bazuar ne tregime, novella apo romane te autoreve Shqipatre. I vetmi rast kur është shfrytezuar libri dhe nuk është deklaruar është Novela KLUBI KARAVASTA i Maks Velos, nga autoret e filmit “BOTA”.
Ajo shkruan : “Nëse me pare kishte një seleksionim rigoroz te subjekteve dhe skenareve, gjate gjyqit te Maks Velos kundër Iris Elezit mbi subjektin e filmit “Bota”, një punonjëse e Qendres Kombetare te Kinematografisë do te thoshte se tanimë, ky institucion nuk ka eksperte që shqyrtojne skenarin, për te shmangur edhe rastet e përplasjes me të Drejtën e Autorit apo akuzat e plagjiatures, pasi filmi është shfaqur ne kinema.”
Gjykoj që ka dhe një problem të rëndësishëm që dua t’a ve ne dukje.
Ky është Statusi im i TE DENUARIT POLITIK.
Në gjithë vendet ish Komuniste, ata që kundërshtuan regjimin, që vuajtën ne kampe e burgje, sot respektohen nga i gjithë populli. Janë ata që me sakrificat e tyre sollën Demokracinë.
Aktet e tyre janë të vlerësuara nga e gjithë bota.
Si disident dhe i burgosur dhe i internuar, e gjitha një periudhë 18 vjeçare; qëndrimi im dihet mire sepse janë botuar 120 dokumente te Sigurimit te Shtetit. Prej meje nuk u dënua njëri, nuk pranova te bëhem agjent i Sigurimit.
Shkrimtari Ismail Kadare në dialogun me publicistin francez Stephane Courtois tregon se : “….Ne një nga këto mbledhje te Kryesise se Lidhjes mbrojta Maks Velon, arkitekt , poet dhe miku im që ish pranë arrestimit. Maksi dhe unë ndanim te njëjtat bindje. Ai mund te me kishte tërhequr pas vetes kur u ndalua, nëse do te ishte thyer gjate marrjes në pyetje pak me vone. Por me gjithë kalvarin e vuajtur, ai nuk me tradhtoi. ”
(Shaban Sinani “Dosja K.” Botim frëngjisht 2006.)
Kudo ku me kane ftuar dhe kam shkuar ne Amerike, France, Poloni, Itali, Rusi ; si shkrimtar dhe artist disident jam pritur dhe jam respektuar.
Vuajtjet e mija dhe te bashkevuajtesve janë misheruar ne vepren time letrare dhe figurative.
Disa vepra janë përkthyer dhe botuar ne Frëngjisht, Anglisht, Polonisht, Bullgarisht, Rusisht, Italisht.
Drejtoresha e Muzeut të Luftes se Ftohte ne Los Anxheles Donna Stein thote:
“Imazhet që vijne nga veprat e Velos jane po aq tronditese sa diktatura”.
Ne letren që ajo me drejton shkruan: ” Veprat e tua do ti japin mundesi publikut amerikan te njihet me krimet ne burgjet komuniste gjate luftes se ftohte. Por ajo cfare është me e rëndësishmja është menyra sesi arti mund te tregoje tragjiken, duke e kthyer ekspëriencen ne një dëshmi që do ti vlejë shoqërisë”. ” Maks Velo jo vetëm vizaton por sjell mesazhe dhe filozofi”.


Kete kam bere edhe me letërsinë e burgut dhe veçanerisht me KLUBIN KARAVASTA, kam përçuar mesazhe dhe filozofi.
Kush vjedh veprat tona , vjedh vuajtjet tona, tmerret e hetuesisë, spitalin e burgut, galeritë e tmerrshme të Spaçit, internimet, pushkatimet.
Vepra e artit ka një “zone te shenjte”, kur ajo lind. Nuk ka njëri tjeter te drejte t’a përvetesoje kete “shenjterim”. Kjo dhe është magjia e krijimtarisë.
Ne DOSJE-ne paraprake te ciftit Elezi-Logoreci nuk gjen asnjë flete te shkruar prej tyre.
Ata nuk kishn fjetur asnjë nate ne një fshat ,ish vend internimi, nuk kishin intervistuar asnjë ish te internuar, apo ish te burgosur. Nuk kishin fotografuar asnjë vend internimesh.
Ato copa gazetash me histori internimesh janë mbledhur pastaj, mbas xhirimeve, edhe ato i kane te vjedhura nuk kane asgjë personale, nuk janë intervistimet e tyre, nuk jane shkruar prej tyre.
Kete analize e bëjnë në mënyrë të shkëlqyer dy studjueset, Akademiket Amerikane-Shqiptare Xhuli Agolli dhe Sofia Kalo.
Studimin 45 faqesh e ndajnë në 7 kapituj. Nuk ka ne botimet tona te kritikes apo historise se filmit Shqiptar një analize te tille aq shteruese aq te thelle dhe aq te gjithanshme. Është një shembull i përkryer se si duhet analizuar një film, dhe aq me tepër një film me probleme.
Zonja Elezi, nuk paraqitet ne gjyq as kur gjyqi zhvillohej në Zyrën e te Drejtave te Autorit, as në Gjykatën e Tiranës. Kurse zoti Logoreci nuk ka ardhur asnjëherë në gjyq.
Ajo u paraqit me se fundi e detyruar për një seance pyetjesh.
Dhe Ju zonja Gjyqtare e pate vete se ç’paraqitje beri.
Unë e pyeta sa qendra internimi kane qenë në 45 vjet në Shqipëri? …ajo nuk u përgjigj dot, nuk dinte asgjë rreth 20 kampeve te internimeve.
Unë e pyeta sa te internuar burra dhe gra kane qene ne ato 45 vjet ne Shqipëri?… ajo nuk u përgjigj, nuk e dinte, që kane qenë 48.000 burra dhe 10700 gra.
Une e pyeta sa te internuar kane vdekur gjate përiudhes se internimit? …ajo nuk u përgjigj dot, nuk e dinte.
Une i paraqita disa libra te shkruar para 2010 (DRAMA, ROMANE) mbi kampet e internimeve, ajo nuk I njihte , nuk kish lexuar asnjërin prej tyre.
Kuptohet , ajo mesa duket ka lexuar vetem KLUBIN KARAVASTA
Regjizorja Iris Elezi dhe e motra Avokatja Sonila Elezi kane kryer vazhdimisht ate që quhet PENGIM I DREJTESISE, duke bere presion që te mos paraqiten, te mos japin vleresime dhe te mos bejne ekspërtizen e krahasimit te librit me filmin Institucjone apo përsona te përvecem.
Kjo situate e tensionuar u pa edhe ketu, por me mire e pasqyron vendimi që dha Drejtori EVIEN DAKO te ZYRA SHQIPTARE PËR TE DREJTEN E AUTORIT ” gjendet ne pamundesi për te kryer veprimin krahasimi midis veprave”, …”veprim i cili është thelbesor për mbarevajtjen e procesit administrative, si dhe do te bente te mundur konstatimin ose jo te cenimit te pretenduar.”
Te pretendosh se ne Shqipëri nuk ka Institucjone dhe njëres që mund te krahasojne një liber me një film është absurditet, sepse ne vendin tone shkruhen me mijra libra dhe prodhohen dhjetra filma.
Po keto si behen? Kur nuk ka njëres që mund te bejne një krahasim?
E gjitha kjo ishte një pengim që vinte direkt nga Iris Elezi, Tomas Logoreci dhe Sonila Elezi.
Une e APELOVA këtë vendim me letren drejtuar Zv. Ministrit te Kultures ZEF ÇUNI dërguar me 11/11/2016.
Mbas kesaj Letre, u ristrukturua Zyra Shqiptare e te Drejtave te Autorit dhe u emërua një Drejtor i ri.
Se fundi ne prezencen Tuaj te nderuar Avokatja Sonila Elezi, deklaroi se Maks Velo është i “sëmurë psiqik me diagnozen e MANISE SE PERSEKUTIMIT”, pa e shoqërur këtë me asnjë provë.
Te gjitha këto duhet te kihen para sysh nga ana Juaj, se keta jo vetem që nuk kane kerkuar falje për veprën e kryer, por kane bere cdo veprim antiligjor për te deformuar te verteten.
Ngriten edhe KUNDERPADINE, një kerkese sa qëshrake aq dhe denigruese për vete ata. Ata pretendojnë se janë ofenduar se unë i akuzoj për plagjiature, pra për vjedhje te pronësisë intelektuale.
Po ç’farë do te bej ? Do i falenderoj?
Po te ish e vertete ato kishin 5 vjet kohe që mund te kishin bere padine, përse e bejne tani ne momentin ee Padise sime ?
Ky gjyq po zhvllohet ne një moment delikat, dhe shume te rendesishem.
Ne vetvete gjyqi është vertet përsonal, por gjithashtu simbolik për nga domethenia dhe klasifikues dhe kategorizues , dhe edukues për nga vlera shoqërore.
Shoqëria jone sidomos ajo intelektuale si e artit dhe e shkences jane infektuar keqas nga fenomeni i plagjiatures. Kjo semundje shkateruese, poshteruese, u përhaps sidomos mbas 1993, dhe tani mbas 25 vitesh ka aritur kulmin.
Kudo ka një preokupim te fshehur, si te vjedhin punen e tjetrit pa e paguar.
Dhe prandaj një nga 5 pikat e Marreveshjes se Stabilizim Asocimit është edhe RUATJA E PRONES INTELEKTUALE.
Ky rast që po shqyrtojmë është me i provuari dhe me evidenti nga gjithe shtypi i artit, dhe nga ekspertët.
Ky është një skandal Ndërkombëtar se Filmi është një financim dhe prodhim ne bashkepunim ndërkombetar.
Plagjiatura ka forma e shkalle te ndryshme. Ka Plagjiatura indirekte, që mezi identifikohen, ka plagjiatura te pjeseshme, ka se fundi dhe plagjiatura totale.
Ky rast, për te cilin une kam ngritur padi është rasti I PLAGJIATURES TOTALE.
Është I njëjti vend (Adriatiku), po ato ngjarje ( ish te internuarit dhe ish te burgosurit te mbetur aty mbas 1990), po ato personazhe dy motra , (njëra po me emrin Nora), Andrea, Çalamani, qentë…
Pa librin KARAVASTA , nuk kish si te behej filmi BOTA.
Neni 58 i KUSHTETUTES thotë: ” E drejta e autorit mbrohet me ligj”.
Prandaj vendimi Juaj e nderuara Zonja Gjyqtare ka një rendesi historike për ecurine e plagjiatures ne Shqipëri.
Gjykata e Shkodres, dënoi një djalë të ri nga Lezha se kish vjedhur dy celulare te përdorur me 5 vjet burgim, vlera e tyre nuk ish as 4000 lek te reja.
Sa është demi që me është shkaktuar mua dhe tere shoqërise ?
Jam i bindur që vendimi Juaj do te jete i drejte.
Me 23 Prill u festua gjerësisht ne vendin tone dhe ne gjithë Botën DITA E LIBRIT dhe E te DREJTES SE AUTORIT.
Vendimi Juaj do te jete një mbështetje për të ruajtur të gjithë Autoret Shqiptare nga plagjiatura.

Maks Velo
Tirane 23 Prill 2019

 

Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

  1. Gjygji,duhet t’i jape te drejte Zotit Velo,si dhe te denoje pervehtesuesit e vepres se tij,moralisht dhe natyrish edhe materialisht,me gjithe “kamatat’e rastit,jo se eshte i perndjekur (megjithese edhe per kete,te shtohet vleresimi),por se eshte puna e tij,krijimtaria e tij,vepra e tij.Ne te kundert,reforrmes ne drejtesi,duhet t’i vihet VIZE.

    Përgjigju ↓