AKTUALITET

Gati për fondin 5 mln euro, 7700 aplikantë kalojnë fazën e parë

17:00 - 26.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rreth 7700 fermerë kanë kaluar fazën e parë, për t’u bërë përfitues të fondit prej 5 milionë euro të vënë në dispozicion nga Ministria e Bujqësisë në projektin e Skemave Kombëtare 2019. Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural ka publikuar të dhënat, ku pjesa me e madhe e aplikimeve kanë qenë për dorëzimin e qumështit lëndë e parë në pikat e grumbullimit për ferma me lopë dhe të imta ku dhe merret mbështetje direkte. Sipas AZHBR-së, nga 7 masa në total, për këtë masë janë regjistruar 3223 aplikime, të ndjekura nga aplikimet për tufën bazë më të imta me 2298, 962 aplikime për bletarinë, 691 aplikime për mbjellje ullinjsh, 499 aplikime për ujitje me pika, 23 aplikime për përmirësim ullishtesh të degraduara dhe në fund listohen vetëm 4 aplikime për dorëzim prodhimi për anije peshkimi. Tashmë AZHBR ka hyrë në fazën e për-zgjedhjes, ku aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentacion shtesë, si vërtetim për pagesën e sigurimeve shoqërore koherente, vërtetim për shlyerjen e detyrimeve tatimore ose ndaj AZHBR-së nëse kanë rezultuar debitorë, ndërsa sipas masës kërkohen dhe dokumente specifike, si dokumentacion të plotë të pronësisë mbi tokën apo të marrjes me qira, etj.




Afati
Afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit shtesë nga ana e fermerëve do të zgjasë deri më 7 qershor 2019. Plotësimi i dosjes përtej këtij afati, do të rezultojë në skualifikim të aplikimit. Fondet që do të lirohen nga aplikimet e skualifikuara do të rialokohen dhe do të përdoren vetë për ata që plotësojnë dokumentet deri më 7 qershor.

Aplikimet e kualifikuara sipas masave:

2298 aplikime – për tufën bazë dhe të imta
962 aplikime -bletari
691 aplikime- mbjellje e ullinjve
499 aplikime-ujitje me pika
23 aplikime- përmirësim ullishtesh të degraduara
4 aplikime-dorëzim prodhimi për anije peshkimi

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.