AKTUALITET

Pas letrës së Ramës, reagon Basha: Asnjë hap pas!

12:07 - 26.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas kryeministri Edi Rama i dërgoi letrën e pestë publike, në të cilën shprehej se po venitet shpresa për dialog, ka ardhur edhe reagimi i kryedemokratit Lulzim Basha.




Në profilin e tij në Facebook, Basha ka postuar një album me foto gjatë protestës së djeshme, teksa shkruan:

“Ne jemi Populli i Europës, ne jemi Populli i Lirisë, ne jemi Populli i Demokracisë. Ne jemi njerëz që besojmë në vlera, besojmë tek dinjiteti i njeriut, besojmë tek familja, besojmë tek atdheu.

Demokracinë nuk e japim, të drejtat dhe liritë tona nuk i dorëzojmë. Beteja për to është misioni më i madh dhe më fisnik i njeriut të lirë. Beteja me të keqen, po e çliron dhe fisnikëron shoqërisë dhe kombit tonë.

Forca jonë është bashkimi, forca jonë është qëndresa, forca jonë është përballja deri në fitoren e kësaj beteje për Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas! #ShqipëriaSiEuropa”.

Kujtojmë se opozita ka njoftuar protestën e radhës kombëtare më 31 Maj, teksa kryeministri Rama u shpreh shtabi i PS-së vendosi ta shtyjë më 1 Qershor mitingun e çeljes së fushatës elektorale.

LEXO EDHE: Rama letër të 5-të Bashës: Meqë keni protestë më 31 Maj, mitingun e fushatës po e zhvendos më 1 Qershor


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.