AKTUALITET

Rama-Bashës: Edhe armiqtë dialogojnë, mos i vër zjarrin vendit

18:00 - 26.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama i drejtoi krye demo- kratit, Lulzim Basha letrën e katërt publike pak orë para fillimit të protestës së opozitës duke e ftuar sërish në dialog. Në letër Rama i shkruan Bashës se kryeministri nuk do të japë dorë-heqjen dhe data e zgjedhjeve nuk do të ndryshojë. Letrën e katërt publike që kryeministri Edi Rama i adresoi paraditen e së shtunës kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e nis me një sqarim se kjo përpjekje nuk është “sa për të larë gojën”, por për të sqaruar opinionin për qëndrimin e tij. Rama thotë prerë se njëlloj si në kohën e çadrës së 2017-s, kur kërkohej dorë-heqja e tij, edhe këtë herë kjo nuk ka për të ndodhur. “Edhe sot, Ju duhet ta harroni dorëheqjen time për një arsye shumë të thjeshtë: Unë as jam zgjedhur nga Ju, as punoj për Ju e as mund të tradhtoj ata që më kanë zgjedhur dhe të gris kontratën detyruese me ta, shumicën e shqiptarëve, pse Ju nuk pranoni t’i nënshtroheni vullnetit të shumicës dhe i frikeni zgjedhjeve e drejtësisë si djalli temjanit!”, shprehet z.Rama. Kryeministri këmbëngul se edhe data e zgjedhjeve të 30 qershorit është e palëvizshme. “Bashkë me dorëheqjen time, Ju i dashur Lulzim, duhet të harroni edhe se mund ta nënshtroni shumicën, duke imponuar me dalëmendjen e një pakice në tkurrje, anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, të cilat nuk i kam caktuar unë po Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe nuk i kam në dorë unë, po populli shqiptar”,-theksoi kreu i qeverisë. Edi Rama i adreson kundërshtarit politik një tjetër apel për t’u ulur në tryezën e dialogut.




“Edhe armiqtë dialogojnë, madje edhe kur janë në llogoret e luftës prej vërteti e ndalin këmbimin e zjarreve dhe i lenë një kohë këmbimit të fjalëve. Pastaj, nëse fjalët nuk e ndalin dot zjarrin, zjarri rimerr vendin e fjalëve. Ndërsa kundërshtarët në demokraci hedhin e presin shumicën e kohës, po ka gjithnjë një kohë kur ulen e flasin, sepse demokracia edhe mur edhe urë, fjalën ka. Si mund t’i thuhet kundërshtarit në demokraci ik ti dhe pastaj flasim ose unë do t’i vë zjarrin vendit?! Kur ka ndodhur kjo dhe ku, përveçse në Shqipërinë e udhëheqësit Tuaj ndjellakeq e çmendurak?! Ah po, e vërtetë, ka ndodhur edhe në Shqipërinë e dy viteve më parë, kur fiks si në këta muaj, Ju thoshit ik ti dhe pastaj flasim, madje bjere dorëheqjen me shkrim në Çadrën e Republikës së Re që të flasim! Dhe me durim po Ju përsëris, ftesën për Dialog. Pa kushte dhe pa frikë. Kushtet dhe frika, janë pengesat që do t’Ju nxjerrin nesër si dështak nga politika, nëse nuk i nxirrni sot fishek nga vetja”, theksoi z.Rama. Kreu i mazhorancës shpreh bindjen e plotë se rruga që po ndjek opozita ka rrezik ta çojë atë vetë drejt shkatërrimit, ndërsa do të kishte kosto edhe për vendin. Në letër kryeministri i adresohet Bashës me paralajmërimin se tatëpjeta për grupimin politik të opozitës, por sidomos për kreun e opozitës personalisht, do të jetë pa mundësi ndalese deri në fundin dhimbshëm. Por pas letrës së katër publike të drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike, kryeministri Edi Rama reagoi me një tjetër mesazh në rrjetet sociale. Shefi i qeverisë këtë herë zgjodhi një thënie të Tolstoit për t’i bërë thirrje kryedemokratit për dialog: “Durimi nuk është pritje. S’është të presësh duarkryq. Kjo është përtaci. Durimi është të vazhdosh kur vazhdimi është i vështirë dhe i ngadaltë. Dy luftëtarët më të fuqishëm janë koha dhe durimi”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.