AKTUALITET

Zgjedhjet e 30 qershorit, 3.5 milionë shqiptarë kanë të drejtën e votës

14:50 - 26.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Brendshme publikoi dje listën përfundimtare të zgjedhë-sve për zgjedhjet vendore të këtij viti. Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 3,536,015 shtetas shqiptarë. nga numri total, sipas ministrisë, 132.788 zgjedhës votojnë për herë të parë; ndërsa sa i përket gjinisë, 51 % e zgjedhësve janë meshkuj dhe 49 % femra.




Ministria e Brendshme tha se lista Përfundimtare e Zgjedhësve ka përmirësime në raport me zgjedhjet e kaluara, qoftë ato për pushtetin vendor të vitit 2015, ashtu edhe ato parlamentare të vitit 2017. Në deklaratë thuhet se lista e përditësuar përmban adresat e sakta për rreth 285 mijë zgjedhës, të cilët në vend të adresës së vlefshme kishin kodet 999, 888 dhe 000 në listën zgjedhore, duke i eliminuar këto kode. Në listën e përditësuar janë hequr dublikimet dhe votuesit mbi 100-vjeçarë, si dhe emrat e personave që vuajnë dënimin në burgje, sipas përcaktimeve të ligjit, në kuadër të ‘Dekriminalizimit’. Ministria e Bren-dshme theksoi se procesi i hartimit të Listës Përfundimtare të Zgjedhësve është kryer nën mbikëqyrjen e auditëve teknicienë të KQZ-së, të cilët kanë pasur akses të plotë në çdo etapë të këtij procesi. Ministria e Brendshme sqaron se procesi i hartimit të listës së zgjedhësve ka nisur në zbatim të dekretit të Presidentit “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.