SHËNDET

Studimi i ri/ 25 kafe në ditë bëjnë nuk bëjnë keq për zemrën

13:14 - 04.06.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Adhuruesit e kafes të cilët i pinë deri në 25 kafe në ditë tani mund të sigurohen se kjo pije nuk është e dëmshme për zemrën e tyre, thonë shkencëtarit. Disa studime të mëhershme kanë sugjeruar se kafja i ngurtëson arteriet, duke shkaktuar presion mbi zemrën dhe duke e rritur mundësinë për sulm në zemër apo tru, transmeton Telegrafi.




Madje, studimet e mëhershme edhe u kishin këshilluar adhuruesve të kafes që ta zvogëlojnë konsumimin. Por, një studim i ri me më shumë se 8,000 njerëz përgjatë Mbretërisë së Bashkuar ka zbuluar se konsumimi i pesë kafeve në ditë, madje edhe konsumimi i deri në 25 kafe në ditë, nuk është më i dëmshëm për arteriet sesa konsumimi i më pak se një kafe në ditë. Hulumtimi, i cili pjesërisht është financuar nga Fondacioni Britanik i Zemrës, është duke u prezantuar në konferencën e Shoqatës Kardiovaskulare Britanike në Mançester.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.