KULTURË

“Annie”, një shfaqje për të gjithë familjen

18:15 - 08.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ndër komeditë dramatike muzikore e kthyer në fenomenin botëror, në historinë e teatrit muzikor. Bazuar në Fumettin Komik (letërsia e vizatuar) të Harold Gray, titulluar, “Jetimja e vogël Annie”, 1924, si një pamflet social dhe politik, i cili publikohej në Nju Jork nga “Daily News”, Annie the Orphan hyri në zemrat e publikut duke inspiruar edhe një “radio show” shumë të rëndësishëm radiofonik në 1930. Premiera e parë botërore u shfaq në 1976, nga “Goodspeed Opera House” e më pas në “Broadway”, në vitin 1977 e deri në ditët e sotme. “Annie”, kjo mrekulli skenike u soll për publikun edhe në formën e filmit, në gjashtë produksione, duke nisur nga ai i vitit 1932 e deri tek më i fundit me regjisor Will Smith në 2014. “Annie” ka rrëmbyer shtatë çmimeve “Tony Award”, duke përfshirë edhe “Best Musical”.




“Annie” është historia e një vajze të vogël 9-vjeçare jetime, e cila nuk e ka humbur shpresën se një ditë ajo do t’i gjejë prindërit e saj. Ndryshe nga vajzat e tjera të jetimores, Annie, me një kombinim perfekt të inteligjencës dhe optimizmit ngroh zemrat e audiencës, teksa e shohim ngjitjen e saj nga një jetë që nuk i dha asgjë përveçse një shtrat në një jetimore, në një jetë plot dritë dhe me një të ardhme, që e meriton çdo fëmijë. “Annie” është vepra perfekte jo vetëm për të argëtuar fëmijët, por edhe për të mësuar prej saj. Të gjitha problematikat që trajtohen në këtë vepër janë një mesazh i madh që vjen nga fëmijët e u drejtohet në radhë të parë të rriturve e më pas më të vegjëlve. Sepse ashtu si edhe në vepër, janë fëmijët ata, që me dritën e tyre, energjinë, çiltërsinë, shpresën, dashurinë dhe nevojën e madhe që kanë për të falur dashuri e për ta parë jetën plot ngjyra arrijnë të na mësojnë, apo rikujtojnë ne të rriturve vlerat e vërteta të jetës. Angazhimi në këtë shfaqje i disa fëmijëve jetimë dhe atyre me aftësi ndryshe është një tjetër risi në skenën shqiptare. Kjo, për t’u dhënë atyre e për të kujtuar gjithkënd se vetëm me shpresë, dashuri e besim çdo re që është lart në qiell do të ketë padyshim një rreze drite dhe një ditë dielli do të shkëlqejë për të gjithë. Jemi të nderuar që ne do të jemi rrezja e parë për ta.

Kjo vepër është projektuar për një publik familjar dhe është shfaqja perfekte për të bërë bashkë të gjithë brezat jo vetëm në një sallë, por edhe në skenë, duke bashkuar aktorët e vegjël të talentuar dhe fëmijë jetimë e me aftësi ndryshe me aktorët më të njohur të Teatrit.

GERT FERRA, ERJONA KAKELI, MONIKA LUBONJA, DONALD SHEHU, JAHO GUMA, XHULIANO BRISKU, VLADIMIR SALIU.

NOHA CULI NE ROLIN E ANNIE.

21 AKTORE TE VEGJEL NGA MOSHA 6 DERI 13 VJEÇ.

32 BALERINE NGA SHKOLLA E BALETIT.

REGJISORE, ADELINA MUÇA 

KOREOGRAFE, BLERINA ARBANA

KOSTUME, SKENOGRAFI LAEDIA HAJDARI

PRODUKSIONI MUZIKOR, SAJMIR ÇILI

LIBRETI, LAERT VASILI

AS.REGJISOR, XHULIANO BRISKU

PRODUKSION I BLUART DHE NOHART

NE ARTURBINA

DT.8.9.13.14.15.16 QERSHOR, ORA 19.00

BILETAT SHITEN PRANE ARTURBINA

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.