Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kosovën ditën e djeshme. Një fëmijë i moshës 6 vjeçare është vrаrë me armë zjarri nga vëllai i tij dy vjet më i madh. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Deçan këtë të premtë, raportojnë mediat kosovare.
Policia e Kosovës ka deklaruar se vrаsjа ndodhi aksidentalisht. Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi thotë se versioni përfundimtar do të dalë pas autopsisë.
“Nuk dihen ende rrethanat si ka vdekë fëmija, jemi në pritje të raportit të autopsisë. Prokuroria e ka autorizu Policinë e Kosovës, për marrjen e veprimeve të nevojshme në trajtim të këtij rasti”, tha Nikçi.
Shfaq Komentet (0)