AKTUALITET

Shqiptari më mirë zgjedh të jetë i “kalbur” në shpirt, se sa të duket keq në sytë e botës

10:08 - 08.06.19 Nga Anisa Bega
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Po bota çfarë do thotë?! Kjo është fjalia e cila nuk mungon në shoqërinë tonë, pra problemin e kemi se çfarë do mendojnë të tjerët. Po flasim për qytetet më të mëdha, s’po futem fare në zonat rurale sepse atje jetojnë vetëm të duken mirë në sytë e të tjerëve.




Si ka mundësi që askush nuk e bën pyetjen: A je i lumtur? Këtu nis edhe mënyra e jetesës sonë, pra jeni të lumtur me zgjedhjen që keni bërë në jetë?!

Këtu pa pikë turpi njerëzit akoma pyesin: Sa e ke rrogën? Pse je ende beqare? Si shkon me vjehrrën?

Kurioziteti për të analizuar jetën e tjetrit nuk do na lërë kurrë të ecim përpara. Të dyja palët po mashtrojnë njëra-tjetrën, sepse ai që pyet bën kot sikur i bëhet qejfi që tjetri ka një rrogë të mirë, ndërsa ai që përgjigjet do shtiret sikur “vërtetë paguhet mirë”.

Pra, mjafton të jemi në rregull me atë çfarë mendon tjetri për jetën tonë, se çfarë ndjejmë ne kjo nuk ka fare rëndësi.

Mendoj se shumë njerëz marrin vendimet e gabuara, vetëm  të duken mirë te të tjerët. Presioni i familjes dhe shoqëria i çon drejt një jetë që ata/ato nuk e duan, por mjafton që nga ana sipërfaqësore të duken të lumtur. Them se ka shumë çifte që rrinë bashkë për hir të opinionit, jo prej dashurisë dhe nga ana tjetër mundohen të plotësojnë boshllëkun që kanë nëpërmjet mënyrave të ndryshme.

Ne e kompensojmë faktin që s’jemi të lumtur duke shitur mend, duke treguar çmimet e veshjeve, makinës, shtëpisë, etj. Keni parë ndonjë njeri të suksesshëm të flasë kaq cekët?!

Ne e bëjmë tjetrin të ndihet keq, duke e prekur te ndonjë pikë e dobët dhe marrim kënaqësi nga kjo gjë. Shtirja na ka bërë kaq të kaq të kalbur dhe me paragjykime. Ne shkojmë te ndonjë vend luksoz, vetëm që të postojmë më pas foto, pra t’i  tregojmë miqve tanë në rrjetet sociale, se ia arritëm kësaj dite. Pra nuk shkojmë se ai vend se na pëlqen, por për të treguar se ne kemi mundësi të shkojmë atje.

Nëse dikush ka bërë diçka të bukur në jetën e tij, me vrap e kopjojmë për t’u dukur si ai/ajo, por jo se vërtetë e duam këtë gjë.

Duhet të  mundohemi të lumturojmë njëherë veten tonë, të bëjmë gjërat që duam më shumë, të marrim vendimet që neve na duken të arsyeshme dhe t’ia përplasim të vërtetën atyre që mundohen të na vënë në siklet me injorancën e tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.