MILOSAO

Pjetër Arbnori, Lordi Bethel dhe spiuni Kim Philby

14:40 - 09.06.19 Gazeta Shqiptare

Ndrek Gjini – Në vitin 1994 Pjetër Arbnori i shkruan një letër njërit prej Lordëve më të shquar të Britanisë së Madhe, Nicholas Bethel. Duke marre shkas nga kjo letër e Arbnorit, Lordi Bethel me 6 Shtator 1994 botoi një shkrim të gjatë në gazetën Independent, që është gazeta me prestigjioze e Mbretërisë së Bashkuar.
Pjetër Arbnori në rolin e tij si Kryetar i Parlamentit të Shqipërisë i kërkon Lordit Bethel që të përdorë autoritetin e tij për të bindur drejtuesit e Sotheby’s që përfitimet e disa shitjeve me ankand që ato po bënin t’u jepeshin disa të persekutuarve politikë në Shqipëri.



Sotheby’s është një nder korporatat më të mëdha në botë që shet me ankand sende dhe objekte me vlera historike.
Në Korrik të vitit 1994, vetëm gjashtë vjet pas vdekjes së spiunit të famshëm Kim Philby, korporata me fame botërore për shitjet me ankand të objekteve me vlerë historike, Sotheby’s, pasi kishte blerë në Moskë apartamentin dhe të gjitha objektet e spiunit Kim Philby, vendos t’i shesë ato me ankand, dhe paratë e grumbulluara nga këto shitje t’i japë për bamirësi.
Pjetër Arbnori sapo e mëson ketë lajm vendos menjëherë t’i shkruaje një letër mikut të tij Lordit Bethel. Ai, përmes kësaj letre, i kërkon Lordit Bethel të ndërhyjë tek drejtuesit e korporatës Sotheby’s qe paratë e grumbulluara nga këto shitje të mos u jepen shoqatave bamirëse në Londër por t’u jepen viktimave apo familjareve të viktimave shqiptare që u vranë apo u burgosën si pasojë e spiunimit tek KGB dhe Organet e Sigurimit Shqiptar të këtij dubel agjenti.
Lordi Bethel sapo e merr ketë letër, me përgjegjësinë e një politikani karriere dhe të një historiani dinjitoz ulet dhe shkruan një artikull të gjatë rreth kësaj çështje. Artikulli i Lordit Bethel është i gjatë i detajuar dhe me mjaft informacion të rëndësishëm rreth rolit të Philby-it dhe viktimave shqiptare që ka shkaktuar veprimtaria e tij spiunuese për llogari të KGB dhe Organeve të Sigurimit Shqiptar.

Në vitin 1994 Pjetër Arbnori i shkruan një letër njërit prej Lordëve më të shquar të Britanisë së Madhe, Nicholas Bethel.Duke marre shkas nga kjo letër e Arbnorit, Lordi Bethel me 6 Shtator 1994 botoi një shkrim të gjatë në gazetën Independent, që është gazeta me prestigjioze e Mbretërisë së Bashkuar.

Po cila ishte përmbajtja e kësaj letre? E thënë me pak fjalë: Pjetër Arbnori në rolin e tij si Kryetar i Parlamentit të Shqipërisë i kërkon Lordit Bethel që të përdorë autoritetin e tij për të bindur drejtuesit e Sotheby’s që përfitimet e disa shitjeve me ankand që ato po bënin t’u jepeshin disa të persekutuarve politikë në Shqipëri.
Sotheby’s është një nder korporatat më të mëdha në botë që shet me ankand sende dhe objekte me vlera historike.

Historia që e lidh Arbnorin me një Lord dhe me një Kryespiun

Para se të flasim rreth historisë që i lidh këto tre persona me njëri-tjetrin e shoh me vend të shpjegoj shkurt se kush ishin ato:
Pjetër Arbnori (18 Janar 1935 – 8 Korrik 2006), ishte një shkrimtar dhe politikan shqiptar. Ai është quajtur “Mandela i Ballkanit”, për shkak të kohës së gjatë; plot 28 vjet, që kaloi në burgjet e diktaturës komuniste. Ai ishte bashkëthemelues i degës së Partisë Demokratike në Shkodër. Prej vitit 1991 deri me 2001 ishte deputet në Parlamentin e Shqipërisë dhe prej vitit 1992 deri më vitin 1997 ishte Kryetar i Parlamentit Shqiptar.
Lord Nicholas William Bethell, (19 Korrik 1938-8 Shtator 2007) ka qenë një politikan britanik. Ai ka qenë edhe historian për Europën Qendrore dhe Lindore. Bethell ka qenë anëtar i Dhomës së Lordëve si konservator nga viti 1967 deri 1999. Lord Bethel ka qenë edhe anëtar i Parlamentit Europian nga viti 1979 deri më 1994 dhe gjithashtu nga viti 1999 deri me 2003. Në mesin e shumë librave që botoi ishte edhe ai me titull “The great betrayal” (Tradhtia e madhe), ku flet për rolin e agjentit Kim Philby.
Kim Philby, (1912-1988) ishte një spiun Sovjetik. Ne vitin 1963, qeveria Britanike pranon se ish-diplomati i saj, Harold Adrian Russell, Kim Philby, kishte vepruar si agjent Sovjetik. Dezertimi i tij në Bashkimin Sovjetik në Janar 1963 ishte një prej momenteve më dramatike të Luftës se Ftohtë. Në kohen kur ishte me detyrë në Washington në fillim të viteve 1950 si ndërmjetës mes shërbimeve sekretë Britanike dhe atyre Amerikane, Philby tradhtoi operacionin sekret të dërgimit të mijëra shqiptarëve të arratisur në vendin e tyre për të përmbysur regjimin komunist të Enver Hoxhës. Philby pasi u përjashtua nga shërbimi i zbulimit Britanik MI6 u arratis në Moskë. Ai vdiq në vitin 1988, në moshën 76 vjeçare. Philby është cilësuar si një prej spiunëve më dinakë të shekullit XX.

Rrethanat që e shtyjnë Arbnorin t’i shkruaj Lordit Bethel
Në Korrik të vitit 1994, vetëm gjashtë vjet pas vdekjes së spiunit të famshëm Kim Philby, korporata me fame botërore për shitjet me ankand të objekteve me vlerë historike, Sotheby’s, pasi kishte blerë në Moskë apartamentin dhe të gjitha objektet e spiunit Kim Philby, vendos t’i shesë ato me ankand, dhe paratë e grumbulluara nga këto shitje t’i japë për bamirësi.
Pjetër Arbnori sapo e mëson ketë lajm vendos menjëherë t’i shkruaje një letër mikut të tij Lordit Bethel. Ai, përmes kësaj letre, i kërkon Lordit Bethel të ndërhyjë tek drejtuesit e korporatës Sotheby’s qe paratë e grumbulluara nga këto shitje të mos u jepen shoqatave bamirëse në Londër por t’u jepen viktimave apo familjareve të viktimave shqiptare që u vranë apo u burgosën si pasojë e spiunimit tek KGB dhe Organet e Sigurimit Shqiptar të këtij dubel agjenti.
Lordi Bethel sapo e merr ketë letër, me përgjegjësinë e një politikani karriere dhe të një historiani dinjitoz ulet dhe shkruan një artikull të gjatë rreth kësaj çështje. Ai e boton ketë artikull ne gazetën Independent, që është gazeta me e madhe e Britanisë. Ne hyrje të artikullit ai i referohet drejtpërsëdrejti letrës që ka marrë nga kryetari i Parlamentit Shqiptar dhe propozimit të tij se ku duhet të shkojnë paratë e përfituara nga këto shitje me ankand të objekteve të kryespiunit Kim Philby.
Artikulli i Lordit Bethel është i gjatë i detajuar dhe me mjaft informacion të rëndësishëm rreth rolit të Philby-it dhe viktimave shqiptare që ka shkaktuar veprimtaria e tij spiunuese për llogari të KGB dhe Organeve të Sigurimit Shqiptar.
Ne përmbyllje të artikullit të tij, të botuar plot 25 vjet më parë, i nxitur nga letra që kishte marrë nga kryetari i Parlamentit Shqiptar, Lordi Bethel ndër të tjera shkruan: “Shpërblimet e majme që kishte përfituar Kim Philby nga ana e KGB-se dhe Bashkimit Sovjetik ishin të pa merituara. Kjo pasi ai me veprimtarinë e tij anti-ligjore shkaktoi me qindra viktima e shkatërroi me mijëra jetë shqiptarësh. Dhe, si për ironi të fatit, shkruan Bethel, në këmbim të gjithë kësaj tragjedie atij iu dhuruan 25 vjet jetë e privilegjuar në Moskë dhe shumë dhurata materiale, disa prej të cilave u paraqitën për ankand në Sotheby’s në 19 Korrik 1994. Kjo, mendoj, thotë ai, është një temë që do trajtuar me kujdes. Paratë e fituara nga këto objekte të shitura janë fitimet të ardhura nga akte të tradhtisë, veprime të cilat jo vetëm qe shkatërruan shumë jetë, por edhe shkelen ligjin Anglez”.
Lordi Bethel, në artikullin e tij, thotë se e mbështet plotësisht propozimin e kryetarit të Parlamentit të Shqipërisë; propozim që ai e kishte marrë përmes një letre që Arbnori i kishte dërguar atij. Ai thotë se sipas mendimit të tij, një akt i vogël shpërblimi do ishte që, 150.000 paundet e përfituara nga këto shitje t’u jepen Muhamet Hoxhës, Selim Dacit, familjes se Adem Gjurës dhe të tjerëve që vuajtën nga pasojat e veprimtarisë anti-ligjore të këtij dubël agjenti. Por, mbi të gjitha, shton ai, paratë nuk duhet të shkojnë kurrsesi për familjen Philby. As ata, as Sotheby’s nuk duhet të përfitojnë nga shitja e objekteve që janë fituar nga akte të paligjshme të një zyrtari Britanik që tradhtoi interesat e vendit të tij për llogari të KGB-së, Bashkimit Sovjetik dhe Organeve të Sigurimit Komunist Shqiptar.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *