BOTA

Burrat i humbasin miqtë e ngushtë kur bëhen prindër

16:10 - 10.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kur vjen puna te prindërimi, në të shumtën e rasteve vëmendja përqëndrohet te mamatë.  Por sapo fëmija i parë vjen në jetë edhe për baballarët ndryshojnë shumë gjëra, e kjo ndodh me shpejtësi. Për burrat është një nga periudhat kur kanë më shumë nevojë për mbështetje nga familjarët e kolegët, por mbi të gjitha nga miqtë.




Një studim shqetësues ka dalë në përfundimin se një në pesë burra britanikë humbasin miqtë e ngushtë sapo bëhen prindër.

Sipas studimeve, mungesa e miqve të ngushtë e bën edhe më të dukshëm stresin e pashmangshëm që sjell prindërimi.

Në këtë sondazh morën pjesë 4000 meshkuj, ndërsa ¾ e të intervistuarve thanë se niveli i tyre i stresit ishte rritur pasi u bënë prindër.

Aktualisht në Angli, rezulton se një në tetë meshkuj kanë probleme të shëndetit mendor, ku vetëvrasja është shkaku më i shpeshtë i vdekjeve të burrave të moshës 20-49 vjeç.

Kjo do të thotë se është më e rëndësishme se kurrë që burrat të flasin për shëndetin mendor. Shoqëritë e ngushta mes burrave janë një mbështetje shumë e madhe për ata që bëhen baballarë të rinj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.