POLITIKË

Video/ Dekreti i Metës/ Murrizi: S’e kam lexuar në asnjë rresht të Kushtetutës

15:30 - 10.06.19 alma
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasi presidenti Ilir Meta anuloi zgjedhjet e 30 qershorit, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët grupi parlamentar demokrat dhe ai i pavarur.




Nënkryetari i Kuvendit, Myslim Myrrizi i bëri thirrje mazhorancës që të ndryshojë sistemin zgjedhor. Ai komentoi edhe dekretin e Metës duke deklaruar se me 30 qershor votime do të ketë, por jo zgjedhje.

I pyetur nëse do ta votonte shkarkimin e Metës, Murrizi u përgjigj: “Shqiptarët nuk duhet të kenë në kurriz një klasë politike që për të shpëtuar Kuvendin bëjnë marrëveshje dhe me dreqin. Të gjitha kërkesat që mund t’i drejtohen këtyre grupeve parlamentare kanë si kusht prishjen e këtij sistemi. Ne nuk jemi pjesë e marrëveshjes së 17 Majit. Ne kemi dinjitetin tonë, pra duhet të marrë fund bajraktarizmi i zgjedhjes. Asnjë në karriget e Kuvendit nga 2009 nuk është i zgjedhur nga shqiptarët”.

Ai nuk e shprehu hapur qëndrimin e tij rreth vendimit të Metës, por vijoi duke deklaruar se nuk e ka lexuar në asnjë rresht të kushtetutës fjalën “hdekretim”.

“Nuk kam lexuar asnjë rresht të kushtetutës fjalën zhdekretim. Kjo është një shpikje alla shqiptarshe. Po kushtetuta ka qenë vullnet i dy liderëve politikë i zotit Berisha dhe zotit Rama në marrëveshjen e prillit 2008. Në atë kushtetutë thuhet qartë se presidenti i republikë derivon nga parlamenti. Unë do jem i pranishëm në Kuvend. Edhe here tjetër kamë thënë se zgjedhje ka kur ka alternativë”, tha Murrizi.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.