SPORT

Kundër Moldavisë gjykon një treshe finlandeze

12:12 - 10.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të martën përfaqësuesja kuqezi do të zbresë në fushën e lojës dhe do të luajë ndeshjen e radhës për eliminatoret e Europianit, ku kundërshtar do të jetë Moldavia.




Kjo sfidë do të zhvillohet në “Elbasan Arena” në orën 20:45, teksa i është besuar një katërshe gjyqtarësh finlandezë.

Kështu, kryesor në ndeshjen ndaj moldavëve do të jetë Vile Nevalainen, ndërsa ndihmës të tij në sfidën e së martës janë Juka Hinkanen dhe Mika Lampu, ndërkohë që gjyqtar i katërt është caktuar Petri Viljanen.

Shqipëria në këtë sfidë do të kërkojë 3 pikët, aq më tepër që luan para tifozëve të vet, ndërsa trajneri Reja debuton në “shtëpinë e re”…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.