Kryesore

Video/ Meta: U detyrova te dal, kanë lexuar përkthimet e gabuara të kushtetutës

16:14 - 11.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i shtetit Ilir Meta deklaroi se vendimi i tij për të anuluar zgjedhjet është marrë me përgjegjshmëri të plotë. Ai këmbënguli se nuk ka shkelur kushtetutën si dhe u shpreh se doli ta sqaronte dekretin pasi mund ta kenë lexuar gabim kushtetutën shqiptare nga përkthimet jo të sakta.




“Me përgjegjësi të lartë shtetërore bëra publik vendimin për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve më 8 qershor. Ky vendim është marrë pasi mund të provokohej një konflikt destabilizues me pasoja për jetët e njerëzve. Që në momentin e shpalljes së këtij vendimi kam vënë re reagime emotive, akuza se kam shkelur Kushtetutën e cënuar Republikën. Duke ditur fort mirë që në Tiranë qarkullojnë disa materiale të Kushtetutës të përkthyera edhe gabim për të keqinformuar të gjithë ata që e kanë lexuar keq ligjin themeltar”, tha Meta.

Në konferencën për mediat, kreu i shtetit Ilir Meta, apeloi partitë politike të gjejnë gjuhën e dialogut me qëllim zgjidhjen e ngërcit politik.

“Republika nuk është monopartitizëm, as kapje e institucione nga ana e maxhorancës e as delegjitimim i tyre nga ana e opozitës. Siguroj qytetarët se zgjedhjet do zhvillohen në një datë të mëvonshme e brenda një afati në respekt me frymën e “Kushtetutës. U bëj thirrje palëve ta lexojnë me seriozitet kushtetutën të shfrytzojnë këtë hapësirë, për gjetjen e një zgjdihje për përfshirjn e të gjithë shqiptarëve në zgjedhje. Jam gati të ndërmarr vendime të rëndësishme në interes të vendit e frymës kushtetuese. Ftoj palët të kuptojnë domosdoshmërinë e dialogut e gjetjen e zgjidhjeve”, u shpreh Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.