AKTUALITET

“Toyota Yaris”, PD: Basha i gatshëm të dëshmojë për belgët

17:06 - 11.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasi Prokuroria belge ka kërkuar marrjen në pyetje të Bashës nga Krimet e Rënda për çështjen e parave të gjetura në “Toyota Yaris”, Partia Demokratike shprehet se kryedemokrati Basha është i gatshëm të dëshmojë.





Krimet e Rënda kanë caktuar tashmë seancën për të pyetur liderin demokrat. Lulzim Basha ishte i pari që foli rreth kësaj çështje në Parlament, përpara se makina me 3.4 milion euro të bllokohej pak ditë më pas në port.

Kujtojmë se aksioni për bllokimin e sasive të eurove u finalizua me 24 qershor të vitit të kaluar, ndërsa eurot me prerje të ndryshme ishin fshehur në një makinë tip “Toyota Yaris” pa targa. Mjeti ishte nisur nga Belgjika dhe nuk kishte destinacion përfundimtar.

Mjeti tip “Toyota Yaris”, ku u gjetën paratë ishte në një koncesion bashkë me mjete të tjera të cilat ishin porositur për shitje në Shqipëri. Autoritetet shqiptare janë duke hetuar për dërguesin si dhe porositësin e mallit, ndërsa sot në pyetje janë marrë personat e mësipërm, të cilët kanë mohuar të kenë patur dijeni pë sasinë e parave.

Kujtojmë se për këtë rast ka patur edhe akuza të forta politike mes Partisë Demokratike, i cila ka treguar gishtin drejt Taulant Ballës, si të përfshirë. Ky i fundit ka mohuar akuzat, duke paditur Bashën në gjykatë, ndërsa përballja mes tyre vijon.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.