AKTUALITET

Bill Clinton: Kamarieri shqiptar më ra në gjunjë…

14:04 - 12.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për 20 vite, nuk kanë reshtur falenderimet ndaj ish-presidentit amerikan Bill Clinton. Ai ka treguar sot para qytetarëve të Kosovës një episod që për të është njënga momentet më të bukura të karrierës politike.




Clinton ka treguar në Prishtinë se si një kamerier shqiptar i ka rënë në gjunjë për ta falënderuar atë për kontributin e dhënë në çlirimin e Kosovës.

Clinton e konsideron këtë falënderim si gjënë në të rëndësime gjatë periudhës sa e drejtonte Shtëpinë e Bardhë.

“Gjithçka ka të bëjë me të ardhmen në fund të fundit. Më duhet t’i falënderoj misionet diplomatike dhe ushtarake që kanë shërbyer për çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Gjatë kohës sa kam qenë pjesë e Shtëpisë së Bardhë, gjëja më e rëndësishme që më ka ndodhur është çasti kur isha në një restorant me miq; kur një kamerier shqiptar me ra në gjunjë dhe më falenderoi”,  tha Clinton.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.