Libri i ri i fotografit italian Giulio Di Sturco, i quajtur “Ganga Ma”, ose “Nëna Ganga”, sjell së bashku rreth 70 fotografi nga udhëtimet e tij përgjatë lumit 1.500 milje të gjatë, i cili shtrihet në Indi dhe Bangladesh, nga Himalajet në Gjirin e Bengalit.
Bashkëkohësit e Di Sturco-s zakonisht e shohin lumin nëpërmjet një lente ekzotike ose fetare, pasi lumi Ganga konsiderohet i shenjtë nga hindusët, të cilët e personifikojnë atë si një perëndi.
Ndërsa ai vendosi ta shikonte me një tjetër sy, të dokumentonte shkëtërrimin e mjedisit përgjatë gjatësisë së tij.
“Ganga është metaforë e përsosur për të gjitha çështjet për të cilat po flasim, si ndryshimi i klimës, ndotja, industrializimi dhe rritja e nivelit të detit”, shpjegoi Di Sturco.
Shfaq Komentet (1)
Filozofi me i madh indian dhe shkrimtari R.Tagora,ne librin e tij te famshem “Stuhi ne Gang”,qe eshte perkthyer shume kohe me pare edhe ne gjuhen shqipe,shpjegon rrjedhshem ate qe piktori ka fiksuar ne celuloid.