AKTUALITET

Eksodi ’99/ Meta ndalet për kafe në Kukës: Krenar për këtë qytet

10:29 - 12.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Ilir Meta është nisur drejt Kosovës ku do marrë pjesë në festimet e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës. Meta është ndalur në Kukës, ku ka takuar një gazetar të ri që ishte 6 vjeç, kur qyteti i tij hapi dyert për vëllezërit dhe motrat kosovarë.




“Kënaqësi sot të pija një kafe në Kukës me gazetarin Bekim Bici. 20 vjet më parë ai ishte vetëm 6 vjeç, kur qyteti i tij u bë për ditë e javë të tëra qendër e mediave botërore që dëshmonin, jo vetëm një nga tragjeditë më të mëdha njerëzore që po ndodhte në Europë, por edhe një nga kryeveprat e humanizmit njerëzor që njohu bota.

Krenar për Kukësin dhe ato javë të paharrueshme që përjetova mes kukësianëve patriotë, bujare e fisnikë si ata”, ka shkruar Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.