Show-Bizz

Jamarbër Malltezi probleme me vapën, me kapele panamaje në mbledhjen e kryesisë

17:05 - 12.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Demokratike mblodhi të hënën pasdite kryesinë për të diskutuar në lidhje me situatën politike dhe aksionin e saj të mëtejshëm në mbrojtjes të kauzës së saj për të cilën ka protestuar gjithë këto muaj, pra largimin e Ramës si kryeministër dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.




Ndërsa anëtarët e kryesisë mbërritën një nga një në mbledhje, ajo që ra në sy ishte dhëndri i ish-liderit demokrat, Jamarbër Malltezi. Nisur pikërisht nga temperaturat jo vetëm politike, por edhe ato të motit që kanë nisur të ngrihen ndjeshëm, Malltezi nuk e ka duruar diallin edhe pse ishte pasdite, ndërsa është paraqitur në selinë blu me një kapele panamaje verore. Ndërsa sapo ka vënë re edhe kamerat ai nuk ka nguruar që t’i përshëndesë ato edhe me simbolin e demokratëve, dy gishtat.

*Shënim: “Lajmet” e “Bulevardit politik”, nuk janë edhe aq lajme, mos i merrni seriozisht


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.