Aktualitet

Meta e Rama bëhen bashkë në Kosovë

12:12 - 12.06.19 gsh.al

Nën tingujt e himnit të flamurit ka nisur ceremonia për festimin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës. Në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës janë mbledhur qindra qytetarë dhe dhjetëra politikanë.



Të pranishëm në ceremoni janë ish-presidenti amerikan Bill Clinton, ish-sekretarja amerikane e shtetit Madeline Albright, ish-komandanti i NATO-s gjenerali Wesley Clark, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e  shumë të tjera personalitete nga vendi dhe bota.

Pas deklaratave të shumta në distancë, Meta dhe Rama janë takuar sot në Kosovë. Pavarësisht betejës politike në Shqipëri, Rama e Meta janë krah njëri-tjetrit në Kosovë, ku vetëm 1 karrige, në të cilën është ulur kreyparlamentari kosovar, i ndan nga njëri-tjetri.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *