Show-Bizz

Pas Kryemadhit, edhe Presidenti Meta probleme me shëndetin

13:50 - 12.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ndryshe nga sa ka qenë zakon i tij i deri tanishëm, në dy ditët e fundit është detyruar të dalë në dy konferenca të posaçme për mediat. Kjo për shkak të situatës dhe krizës së tejzgjatur politike që ka përfshirë vendin në këto muajt e fundit.




Për të shmangur përshkallëzimin e saj dhe zhvillimin e zgjedhjeve pa pjesëmarrjen e opozitës reale, ai ndërmori dhe një nga aktet më të guximshme, atë të anulimit të datës së zgjedhjeve kundër vullnetit të shumicës qeverisëse. Por në konferencën e djeshme shëndeti e ka tradhtuar, teksa është detyruar të ndërpresë për pak çaste edhe konferencën.

Meta e ka bërë të ditur vetë se nuk kishte qenë mirë dhe kjo jo për shkak të presionit dhe sulmeve të mazhorancës ndaj tij, por për shkaqe shëndetësore.

“Më falni se kemi qenë edhe pa qejf. Kam qenë pak sëmurë këto javë me thënë të drejtën, por sikur po bëhem pak më mirë”, – është shprehur Meta dje gjatë konferencës. Ndërkohë që ditët e fundit probleme shëndetësore pati edhe bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

*Shënim: “Lajmet” e “Bulevardit politik”, nuk janë edhe aq lajme, mos i merrni seriozisht


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.