POLITIKË

Video/ Arben Ahmetaj: Presidenti është bërë palë, po i hedh benzinë zjarrit

11:59 - 13.06.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj deklaroi sot në Kuvend se Presidenti Meta iu mohoi shqiptarëve të drejtën për të votuar me dekretin e tij. Sipas tij, ai s’bëri gjë tjetër veçse i hodhi benzinë zjarrit. “Duke tentuar të dilte mbi palët Presidenti u bë palë. Kjo që ai bëri është t’i hedhësh benzinë zjarrit, është në dëm të demokracisë. 30 qershori është data e gjithë shqiptarëve, fatmirësisht KQZ mori vendimin e duhur.




Në 30 qershor do ecim drejt kutive të votimit. Është kohë për reflektim, patjetër, është koha të reflektojmë për një krizë artificiale të krijuar nga ata që lanë mandatet”,- tha Ahmetaj. Ndër të tjera ai i drejtoi edhe disa pyetje Presidentit: “Kur dogjën mandatet deputetët e opozitës pse ju si President nuk ndërhytë për t’i ndaluar që të mos i digjnin e të mos prishej imazhi i vendit”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.