Kryesore

Video/ Balla: Ka ardhur koha të zbulojmë bisedat me Metën, propozova datën 9 për zgjedhjet

10:21 - 13.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kuvendi po zhvillon sot seancën plenare që ka si rend dite rezolutën për shkarkimin e kreut të shtetit, pasi Ilir Meta anuloi datën e zgjedhjeve të 30 qershorit.




Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla deklaron se zgjedhjet do të zhvillohen me 30 qershor. Balla deklaroi se Meta nuk e ka më të drejtën ligjore për të zgjedhur një datë zgjedhjesh, pasi e ka ushtruar këtë të drejtë para 9 muajsh.

Balla zbuloi më tej edhe bisedën që ka pasur me presidentit, duke u shprehur se kishte propozuar datën 9 qershror.

Dekreti i datës 10 qershor është antikushtetues, zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor. Në raport me zgjedhjet presidenti ka vetëm një kompetencë atë të caktimit të datës së tyre.  Kuvendi është shfuqizuar nga kjo e drejtë që nga viti 2008. Në Shqipëri qeveria e zgjedhjeve është KQZ-ja. Caktimi i datës së zgjedhjeve është detyrim i tij dhe jo e drejtë. Periudha zgjedhore është e përcaktuar me ligj. 

Presidenti nuk mund dhe nuk e zgjedh dot periudhën zgjedhore brenda të cilës mund të caktojë datën e zgjedhjeve. Identifikimin e datës më të përshtatshme për zgjedhjet, presidenti është i detyruart ta bëjë në konsultë me kryetarët e grupeve parlamentare. Nëse grupet nuk shfaqin konsensus atëherë ai bëhet në mënyrë të paanshme nga presidenti.

Presideneti e ka kryer këtë procedurë para 9 muajsh. Unë kam propozuar datën 9 ndërsa presidenti këmbënguli se ka vetëm dy data atë 23 dhe 30 qershor. Presidenti më bindi dhe u ra dakord që 30 qershori të ishte data e zgjedhjeve. Meqë ka ardhur koha të zbardhim të gjitha bisedat që zhvillojmë me presidentin”, tha Balla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.