AKTUALITET

Video/ Braçe: Nuk bëhen poza me Kushtetutën, që e kërkove në raftet verës

11:25 - 13.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zv. kryeministri Erion Braçe “thumbon” presidentin Meta, teksa deklaron se Kushtetuta duhet të lexohet dhe jo të bëhen poza me të.




“Në këtë vend, ka pak ditë që është bërë e modës të kërkosh në rafte e dollape, në ato që deri dje, ose ishin bosh, ose mbaheshin verë, shampanjë, pije alkoolike, uiski, xhin, e madje edhe para të pista të kërkosh Kushtetutën.

Ta mbash në dorë Kushtetutën, të komentosh Kushtetutën, të bësh poza me Kushtetutën, t’i bësh këto me pasion e forcë, të dukesh si i ndershëm në atë që bën, por vetëm një gjë nuk e bën: Të lexosh Kushtetutën. Sikur kaq të kishte lexuar do kishte më shumë përgjegjshmëri në njoftimet e lëshura publikisht”,- tha Braçe.

Ai vijon më tej duke lexuar disa nene nga ligji themeltar i shtetit, ndërsa e përmbylli fjalën e tij duke theksuar se 30 qershori nuk mund të ndalet.

“Shqipëria është republikë parlamentare. Republika e Shqipërisë është sistem unitar dhe i pandashëm. Sovraniteti i Republikës së Shqipërisë i përket popullit. Çdo shtetas mbi 18 vjeç ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet.

Kryetarët e bashkive zgjidhen çdo katër vjet. Organi i komunës apo bashkisë është kryetari i cili zgjidhet nga populli. Neni 9 thotë se partitë politike krijohen lirisht. Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.

Sikur kaq të kishte lexuar do ishte më i përgjegjësi në njoftimet që bën se nuk janë as vendime. Precedenti i krijuar nga presidenti nuk duhet legjitimuar. Në vitin 2013 PS hyri në zgjedhje pasi e vranë dhe pasi e vodhën, pa pasur askënd në KQZ.

Ne nuk jemi këta, nuk duam pushtet pa zgjedhje. 30 qershori nuk ndalet, kjo duhet të marrë fund”, tha Braçe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.