SPORT

Broja: Jam gati për Shpresat, krenari që kam veshur ngjyrat kuqezi

11:17 - 13.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jeton Selimi – Një emër i ri dhe shumë premtues i Kombëtares, është Armando Broja, i cili arriti të shënonte 3 gola në dy ndeshje me skuadrën e Shqipërisë U21, vetëm pak ditë pasi kishte shënuar edhe 3 gola me ekipin e Shqipërisë U19. Sulmuesi që aktivizohet me të rinjtë e Çelsit, në një intervistë të dhënë për “VipSport.al”, ka analizuar dy ndeshjet miqësore ndaj Uellsit ndërkohë që ka folur edhe për grupin e futbollistëve te Shqipëria.




Armando, ke shënuar 3 gola në 2 ndeshje. Si ndihesh?
Ndihem shumë i lumtur për golat e shënuar duke qenë se jam i ri dhe jam shumë i lumtur që trajneri më dha besimin për të luajtur. Mendoj se kam bërë më të mirën në fushë dhe shënova 3 gola në total, gjë për të cilën jam shumë i lumtur.

Ku ishte diferenca mes dy ndeshjeve miqësore ndaj Uellsit?
Në ndeshjen e parë ishim duke sulmuar të dyja skuadra ka pasur më shumë hapësirë në fushë dhe për të mbrojtur. Në ndeshjen e dytë rezultati ishte 2-0 dhe nuk po bënim shumë presion prandaj kishim më shumë mundësi për t’u relaksuar. Në vend që të na sulmonin, po rrinin në mbrojtje dhe ishte e vështirë që t’i thyenim.

A mendon se je gati të bëhesh sulmuesi kryesor i Shqipërisë U21?
Unë mendoj se kam bërë mirë deri tani dhe kanë qenë në formë të mirë, por edhe Bullari ka luajtur shumë mirë dhe kështu ka bërë pjesa tjetër e lojtarëve dhe është në dorën e trajnerit se kush luan. E gjitha ajo që mua më duhet të bëj. Është që të jap më të mirën time në çdo ndeshje dhe të stërvitem fort për të fituar minuta.

Një mendim për lojtarët me të cilët ke luajtur në dy miqësoret ndaj Uellsit?
Grupi që luajti ndeshjen e dytë ishte i njëjti ekip që luajti kundër Turqisë. Lojtarët ishin të mirë, lëviznin shumë mirë dhe arritëm të thyenim Uellsin, megjithatë të gjithë futbollistët janë shumë të mirë. Edhe në ndeshjen e parë, kishte futbollistë mjaft të mirë dhe për mua është kënaqësi të jem në mesin e tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.