AKTUALITET

Video/ Në tryezë me Ramën me kërkesë të Metës? Ja si përgjigjet Basha

14:55 - 13.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I pyetur nëse dekreti i Metës ka zbehur frymën opozitare të protestave, kryeopozitari Lulzim Basha theksoi se revolta qytetare vijon.




“Nuk ka pauzë, nuk ka për të pasur pauzë. Protestat do vazhdojnë edhe më fuqishëm se kurrë më parë në Tiranë. Shqiptarët kanë detyrë të mbrojnë shtëpitë e tyre, të ardhmen e tyre”, u shpreh kryedemokrati Lulzim Basha para gazetarëve.

Gazetarët e kanë pyetur Bashën edhe rreth mundësisë së arritjes së një marrëveshjeje me Ramën pas ndërhyrjes së Metës, por lideri i opozitës ka deklaruar se për aq kohë sa Rama do të drejtojë qeverinë nuk do të ulet në dryezë negociatash me të.

“Nuk ka marrëveshje me Ramën. Nuk ka snjë ulje me Edi Ramën, sa kohë që Edi Rama është kreu i qeverisë legjitime”, tha Basha, ndërsa shtoi se është i gatshëm të takojë presidentin Meta nëse ai e fton për të diskutuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.