SPORT

Ora e famshme në stadiumin e Hamburgut do të hiqet

12:19 - 13.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është një orë historike, por do të hiqet shumë shpejt nga vendi i saj. Në Hamburg do të nisin punimet për të hequr orëshënuesin, i cili prej vitit 1963 tregonte qëndrimin e klubit të Hamburgut në Bundesligë.




Vite, muaj, ditë, orë dhe sekondat, të cilat tregonin një rekord unik në Gjermani, duke qenë se Hamburgu nuk kishte rënë kurrë nga kategoria deri në vitin 2018.

Pas rënies në Bundesligën 2, ora e famshme ishte ndalur duke treguar 54 vite, 261 ditë, 0 orë, 36 minuta dhe 02 sekonda! Dhe ashtu ka qëndruar që prej asaj dite, ndërsa shumë shpejt, ajo nuk do të qëndrojë më në “Volksparkstadion”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.