AKTUALITET

Rama: Jemi viktimë e kundërshtarëve tanë

12:33 - 13.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga foltorja e kuvendit, kreu i qeverisë Edi Rama ka deklaruar se zgjedhjet vendore do të mbahen me 30 qershor. Kryeqeveritari ripërsëriti se zgjedhja e lirë e opozitës për të mos hyrë në zgjedhje nuk bën fajtore mazhorancën që është e detyruar të respektojë kushtëtutën.




“Ne kemi pranuar realitetin duke mos rënë në kurthin e dritshkurtmërisë fatale se qëndrimi në proces na bën fajtor për shkak të zgjedhjeve pa konkurrent. Ne jemi viktimë e zgjedhjes së lirë të kundërshtrëve tanë për të braktisur zgjedhjet”, shprehet Rama.

Fjala e Ramës  në kuvend

Për cilën arsye në botë, Presidenti duhet të bashkohej me zjarrvënësit dhe telashin e historisë, Berishës në përpjekjen e fundit për të ri djegur dhe bërë lëmsh vendin

Për cilën arsye në botë Presidenti i vendit duhet të bëjë një trullues qesharak shkaqesh të paqena për të sajuar një budallallëk që do të shënohej si rast unikal, ka vetëm një arsye që i shpjegon të gjitha më dy fjalë, Ilir Meta, të kërkosh jashtë këtyre dy fjalëve shkaqet e kësaj marrëzie antikushtetuese është e kotë.

Pse u përdor, keqpërdor apo vet përdor Presidenti duke kapërcyer mbi Kushtetutë dhe duke fluturuar tej kufirit të imagjinatës si plumb qorr për të vrarë zgjedhjet në mes të fushatës dhe pse nuk e shfrytëzuam këtë për të ndaluar fushatën dhe pritur si gomari kur të mbijë bari ditën kur ti mbushej mendja partive të Saliut dhe Ilirit për të pasur datë të re zgjedhjesh.

Po e filloj nga vetja meqë bëhet përpjekje e madhe për të më faturuar mua zgjedhjet pa kundërshtarë kryesor dhe për ta devijuar logjikën e kësaj duke e trajtuar si pasojë të kokëfortësisë, autoritarizmit çmendurisë deri edhe në qëllim të fshehtë djallëzor për të provokuar konflikt në Shqipëri.

Çfarë interesi ngushtësisht personal e politik kam unë që të jem kaq i patundur nga bindja se kjo nuk është koha për vete por për fushatë. Këto zgjedhje janë vendore, PS në rang vendor qeveris 75% të territorit, dhe drejton thuajse të gjitha bashkitë, shumica jonë parlamentare është solide dhe mbështetja për mua dhe qeverinë është e palëkundur, qeveria ka njëmijë probleme për tu adresuar, ekonomia goditet, turizmit dëmtohet.

 

Meqë zgjedhjet nuk u bëkan po nuk deshi një palë, nuk bëhen kurrë, mirëpo shtetet demokratike kanë kushtetuta e ligje. Këto lloj aventurash nuk mund të imponohen. Sot hidhet përpjetë një grup, nesër një tjetër dhe kështu alla shqiptarshe Shqipëria bëhet skena ku e ardhmja luhet si me magji.

Të na përsëritet një 97 tjetër? Kursimet e kujt po bien? Në cilat qytete po shfaqet shenjat e kryengritjes popullore për një hall aq të madh sa në vitin 97? Për cilat depo armatimesh Nato do hapë dyert për të luftuar shqiptarët kundër njëri-tjetrit? Këto janë pyetje retorike, sigurisht.

Ne kemi pranuar realitetin duke mos rënë në kurthin e dritshkurtmërisë fatale se qëndrimi në proces na bën fajtor për shkak të zgjedhjeve pa konkurrent. Ne jemi viktimë e zgjedhjes së lirë të kundërshtrëve tanë për të braktisur zgjedhjet.

Zgjedhjet e 30 qershorit për ata janë e keqja më e vogël për Shqipërinë, ndërsa shtyrja e zgjdhjeve për  faktin se ata nuk marrin pjesë, do të ishte e keqe e madhe për Shqipërinë.

Ne kemi pranuar realitetin duke mos rënë në kurthin e dritshkurtmërisë fatale se qëndrimi në proces na bën fajtor për shkak të zgjedhjeve pa konkurrent. Ne jemi viktimë e zgjedhjes së lirë të kundërshtrëve tanë për të braktisur zgjedhjet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.