POLITIKË

Anulimi i zgjedhjeve/ Bashkitë e djathta “i binden” dekretit të Metës

15:13 - 14.06.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bashkitë e drejtuara nga Partia Demokratike i janë drejtuar përmes një shkrese komisionit qëndror të zgjedhjeve, përmes së cilës kërkojnë zbatimin e dekretit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.




Kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja, në letrën e firmosur për KQZ-në, Ministrisë së Brendshme si edhe prefekturës Tiranë, kërkon që KZAZ nr 42 të ndërpresë të gjitha veprimet për afishimin e listave të zgjedhësve në të gjitha shkollat të cilat janë në pronësi të Bashkisë Kavajë.

Të njëjtën kërkesë ka dorëzuar pranë KQZ edhe kreu i Bashkisë së Matit Nezir Rizvani, si edhe kreu i bashkisë në Skrapar, Nesim Spahiu. Lirimin e ambjenteve të KZAZ me qëllim zbatimin e dekretit të Presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit e kanë kërkuar edhe kryetarja e Bashkisë në Gjirokastër, Zamira Rami.

Dekreti i Presidentit është zbatuar edhe nga kryetarja e bashkisë Shkodër, e cila në letrën drejtuar KZAZ-ve në këtë qytet, kërkon prej tyre lirimin e mënjëhershëm të ambjenteve në funksion të procesit zgjedhor.

WhatsApp-Image-2019-06-14-at-13.57.16-1-263x350 WhatsApp-Image-2019-06-14-at-14.55.48 WhatsApp-Image-2019-06-14-at-14.35.19-1 WhatsApp-Image-2019-06-14-at-13.36.08 WhatsApp-Image-2019-06-14-at-14.05.28
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.