AKTUALITET

I bllokuan rrugën Ramës/ Policia arreston 7 persona në Elbasan, mes tyre dhe ish-deputetin

09:27 - 14.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

7 persona janë arrestuar nga policia dhe 23 të tjerë janë proceduar penalisht, pasi ditën e djeshme janë mbledhur në një protestë të paligjshme, në Librazhd, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama. Ndër të arrestuarit është edhe ish-deputeti i Elbasanit, Aurel Bylykbashi, ish-kryetari i degës dhe drejtues të tjerë të PD në këtë qark.Sipas policise, arrestimi dhe proçedimi i këtyre personave u bë pasi rreth orës 18:00 këta shtetas janë grumbulluar në rrugën nacionale në hyrje të qytetit të Librazhdit tek kryqëzimi i Përrenjasit dhe në vijim kanë tentuar që të bllokojnë rrugën nacionale Elbasan – Librazhd, në hyrje të qytetit të Librazhdit, duke penguar eskortën e Kryeministrit dhe kanë goditur eskortën me sende të forta e lëndë plasëse piroteknike.




NJOFTIMI

Policia e Librazhdit bazuar në pamjet filmike, dhe raportet e shërbimit, ka bërë arrestimin në flagrancë të 7 personave për veprat penale të “Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’’ “Pengim i subjekteve zgjedhore”, konkretisht:

 

– B.V., 48 vjeç, (Kryetari i Degës së PD-së Librazhd);

– A.B., 53 vjeç, nga, Elbasani (ish deputet i PD);

– A.K., 43 vjeç, nga Prrenjasi;

– E.G., 32 vjeç, nga Librazhdi (sekretari i PD-së, dega Librazhd);

– D.B., 47 vjeç, nga Shtërmeni, Cërrik;

– L.O., 31 vjeç, nga Piskashi;

– B.K., 54 vjeç, nga Librazhdi.

Po kështu ka filluar proçedimi penal në gjëndje të lirë, për të njëjtat vepra penale edhe për 16 shtetas të tjerë.

Arrestimi dhe proçedimi i këtyre personave u bë pasi në datën 13.06.2019, rreth orës 18:00 këta shtetas janë grumbulluar në rrugën nacionale në hyrje të qytetit të Librazhdit tek kryqëzimi i Përrenjasit dhe në vijim kanë tentuar që të bllokojnë rrugën nacionale Elbasan – Librazhd, në hyrje të qytetit të Librazhdit, duke penguar eskortën e Kryeministrit dhe kanë goditur eskortën me sende të forta e lëndë plasëse piroteknike.

Materialet proçedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.