AKTUALITET

Hetimet për fisin Çapja/ Arrestohen disa gazetarë në Elbasan

14:24 - 14.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Hetimet për fisin Çapja në Elbasan kanë zbardhur një rast korrupsioni ku janë të përfshirë disa gazetarë. Nga operacioni blic i policisë në Elbasan janë arrestuar disa zyrtarë të autoritetit të medias të cilët gjatë hetimeve kanë rezultuar të përfshirë me rastin Çapja. Mes të arrestuarve është anëtarja e bordit të Autoritetit të Mediave Audiovizive, S.M.




Nga aksioni policor deri më tani janë arrestuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion 8 zyrtarë të administratës shtetërore dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë.

Mes të arrestuarve në operacionin e nisur që prej mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit është edhe anëtari i njohur i fisit, Çapja. Mësohet se i arrestuar është F. Çapja. Të arrestuar janë edhe shtetasit me iniciale B.K. A.D. A.N. dhe I.H.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.