SPORT

Në Skoci i bëjnë dalje Eros Grezdës: Nuk bën për Rejxhërsin

16:05 - 14.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Eros Grezda u largua nga grumbullimi për arsye personale dhe mediat skoceze zbuluan se u largua vetëm për të diskutuar të ardhmen e tij që duket se nuk është e destinuar të vazhdojë te Rejnxhërs.




Sulmuesi kuqezi nuk ka arritur të tregojë vlerat e tij me skocezët këtë sezon i privuar jo pak nga dëmtimet dhe kjo ka bërë që të mendohet largimi. Mediat skoceze raportojnë se Rejnxhërs është gati ta lejojë sulmuesin që të largohet vetëm nëse në klub mbërrin një ofertë e kënaqshme për të.

Sakaq, fjalët e mira për Grezdën nuk mungojnë duke e pranuar se ka talent, por duke parë atë që Grezda ka dhënë për Rejnxhërsin, është menduar largimi.

Sipas “Football Insider”, megjithëse Grezda e ka talentin, klubi është i gatshëm të dëgjojë ofertat për të duke qenë se në të tilla rast nuk është shumë me interes talenti, kur ende nuk ke dhënë asgjë për klubin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.