AKTUALITET

OSBE thirrje Shqipërisë: Do të na kryesoni në vitin 2020, jini të përgjegjshëm

10:15 - 14.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli ka komentuar dje situatën politike në Shqipëri. Duke paralajmëruar se kriza politike mund të kthehet në një krize institucionale, Tsereteli theksoi se kriza në Shqipëri duhet të kapërcehet me dialog pa parakushte dhe me ndjenjën e përgjegjësisë kolektive.




“Pavarësisht nga rekomandimet e mëparshme nga OSBE, ne jemi dëshmitarë të rritjes së trazirave politike në Shqipëri, me zhvillimet e fundit që kërcënojnë që polemikat politike të kthehen në një krizë kushtetuese.

Graviteti i situatës aktuale kërkon që palët politike në Shqipëri të angazhohen në dialog gjithëpërfshirës pa parakushte dhe të ulen në tryezë në mirëbesim. Dialogu duhet të synojë të shmangë një përshkallëzim të dëmshëm të krizës duke adresuar gjithashtu shqetësimet legjitime të popullit”, deklaroi ai.

Tseretele e vuri theksin te fakti se Shqipëria po përgatitet për të kryesuar OSBE-në në vitin 2020, ndaj sipas tij palët politike në vendin tonë duhet të mbajnë përgjegjësitë  e tyre.

“Ndërsa Shqipëria përgatitet të kryesojë OSBE-në në vitin 2020 dhe pret një vendim nga Këshilli Evropian për hapjen e negociatave të pranimit në BE, është e domosdoshme që të gjitha palët e interesuara të respektojnë përgjegjësitë e tyre, të cilat janë të rëndësishme për qëllimet strategjike të Shqipërisë “, ka deklaruar ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.