SPORT

Gega te Prishtina? Jo, kryeqytetasit konfirmojnë Josën

10:38 - 15.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një foto me presidentin shfaqet dje trajneri i skuadrës së Prishtinës, Mirel Josa. Dje ka qarkulluar lajmi se Mirel Josa mund të mos jetë më trajner te kryeqytetasit dhe vendin e tij mund ta marrë një tjetër trajner nga Shqipërua, Skënder Gega.




Por, është vetë klubi i njohur kosovar që hedh poshtë zërat për një lëvizje në pankinë, e madje sipas tyre, skuadra e Prishtinë se ka trajnerin edhe për dy vitet e ardhshme. Madje, në klub besojnë dhe sipas tyre, trajneri Mirel Josa gëzon respektin maksimal për punën e mirë dhe rezultatet që ka pasur në pankinën e skuadrës së njohur kosovare që përgatitet për Kupat e Evropës. Ja postimi i klubit: “Prishtina po i vazhdon përgatitjet Mirel Josa së bashku me shtabin teknik po kryejnë punën e tyre të e konfirmojmë edhe njëherë dhe për të disatën herë, se FC Prishtina ka kryetrajner edhe për dy vitet e ardhshme.

Mirel Josës, FC Prishtina i qëndron prapa deri në përpikëri. Josa vazhdon të ketë besimin e plotë nga të gjithë anëtarët e FC Prishtina. Edhe pse na vjen keq që mbase dikush nëpërmjet medieve të ndryshme po provon të trazojë ujin, kryetrajneri Josa dhe futbollistët, me qetësinë optimale janë duke i bërë përgatitjet e duhura në fazën përgatitore në Pejë për ndeshjet e rëndësishme në Europa Ligë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.