BLUETOOTH

Lule dhe luks i kudondodhur! Morena Taraku prezanton vilën luksoze në Turqi

12:50 - 15.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Morena Taraku zbuloi për fansat e saj se ishte zhvendosur në shtëpinë e saj të re, në Turqi para dy ditësh. Ajo madje tregoi se kishte marrë dhuratën e parë dhe bëhej fjalë për një tufë lule. Morena ka vendosur të publikojë pamjet nga brenda shtëpisë dhe gjithçka duket të jetë e mobiluar në një stil modern.




Në pjesën e korridorit dhe të kuzhinës dominonin ngjyrat e tokës dhe ajo e drurit, ndërsa kopshti dukej i rrethuar nga gjelbërimi. Këngëtarja ka zbuluar se përpara shtëpisë ndodhej dhe një pishinë me një vend pushimi, një tavolinë dhe disa karrige. Gjithçka duket se është e menduar në detaje nga vetë këngëtarja, madje dhe aksesorët e vegjël të arredimit. Ajo ka publikuar një koleksion gotash bashkë me një elefant, që në disa kultura besohet të jetë fatsjellës. “E bekuar”, ka shkruar Morena në foto. Kujtojmë se së shpejti presim të dëgjojmë këngën e saj të re në bashkëpunim me reperin e njohur, Jalal Oba.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.