AKTUALITET

Manjani: Pse Ilir Meta nuk mund ta shpërndajë dot Parlamentin

10:40 - 15.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Meta dërgoi dje një shkresë në Komisionin Qendrror të Zgjedhjeve, ku i kërkonte Klement Zgurit t’i vinte në dispozicion listën emërore të deputetëve aktualë të Kuvendit të Shqipërisë për çdo zonë zgjedhore për çdo subjekt.




Kjo lëvizje e Metës u shoqërua me dyshimin se Presidenti i Republikës mund të nxjerrë një dekret për shpërndarjen e Parlamentit

Por ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e LSI-së, Ylli Manjani, thotë se Ilir Meta nuk mund ta shpërndajë dot Parlamentin.

Reagimi i Manjanit

Nuk mendoj se do gjendej një arsyetim i plotë e shterrues kushtetues e ligjor, që të mbështesë idenë e shpërndarjes së Parlamentit ekzistues nga Presidenti i Republikës.

Kushtetuta i ka të përcaktuara rastet se kur e në ç’rrethana ndodh shpërndarja e parlamentit.

Në asnjë rast ulja e numrit të deputetëve në mes mandati, por jo e shumicës së domosdoshme për të marrë vendime, çon në shpërndarje të Parlamentit.

Pra e thënë më thjesht, vërtetë parlamenti nuk i ka 140 deputetë, por ka mjaftueshëm numra për të siguruar seanca parlamemtare dhe për të marrë vendime.

Ka një boshllëk kjo llogjike, sepse ç’kuptim ka numri total 140, por Kushtetuta nuk e sheh si rast për ta shpërndarë parlamentin.

Shpërndarja e parlamentit ndodh kur ky i fundit humb funksionin e tij për të marrë vendime.

Ky është arsyetimi kushtetues në mënyrë të përmbledhur.

Pra çështja e shpërndarjes së Parlamentit nuk është njësoj si anulimi i ditës së zgjedhjeve. JO!

Pa asnjë dyshim, politikisht ky parlament nuk duhet të rrijë asnjë sekond më, sepse nuk është më pluralist dhe nuk përfaqëson popullin shqiptar.

Pa asnjë dyshim, nuk ka asnjë moral që ta justifikojë ekzistencën e kësaj poshtërsie që vjen në fakt nga kalbja e sistemit politik bë vend.

Pa asnjë dyshim, që shkrirja e tij dhe ndërtimi i një parlamenti të ri e përfaqësues është e domosdoshme dhe detyra numër 1.

Por, ligjërisht Presidenti nuk mund ta bëjë këtë gjë me nismën e tij.

Kjo llogjike, do ishte njësoj idiote si shkarkimi i Presidentit…

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.