AKTUALITET

PS do ta shkarkojë, Presidenca: Shqiptarët do t’i përgjigjen mocionit të “çunave të Shijakut”

17:06 - 15.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këshilltari i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi deklaron se kreu i shtetit është zgjedhur nga një parlament legjitim, që nuk është ky i sotmi.




Përmes këshilltarit për mediat, Precidenca i quan “çunat e Shijakut” nismëtarët e mocionit kundër Metës, ndërsa shton se shqiptarët do t’u japin përgjigjine e duhur atyre që po kërkojnë të instalojnë “Narko-Republikën” e bandave dhe oligarkëve.

“Ilir Meta është zgjedhur President nga një Parlament plotësisht legjitim, jo nga ky i sotmi. Nga momenti që ai është betuar me dorën mbi Kushtetutë i përket vetëm Republikës.

Mocioni i “çunave të Shijakut” që kërkon të instalojë “Narko-Republikën” e bandave dhe oligarkëve do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Shqipëria e para! Shqipëria si gjithë Europa!”, ka shkruar Blushi në rrjetin soacial Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.