Kryesore

Rama çuditet nga Presidenti i Maqedonisë, ja çfarë i shkruan kryeministri

14:38 - 15.06.19 gsh.al

Presidenti i Maqedonisë Veriore Stevo Pendarovski, ka kërkuar që vendi i tij të trajtohet i “veçuar” nga Shqipëria fqinje.



Kryeministri i vendit, Edi Rama habitet nga kjo deklaratë, duke u shprehur se kjo qasje nuk duket as e drejtë e as praktike.

“Presidenti @SPendarovski nënkupton favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat? Çudi kjo qasje, sidomos kur konsideron kontributin kyç të Shqipërisë & shqiptarëve në zhvillimet demokratike & rrugën europiane të shtetit mik. S’duket as e drejtë as praktike faktikisht”, ka shkruar Rama në rrjetin social Twitter.

Presidenti maqedonas e ka bërë këtë kërkesë, pasi mendon se kur Bundestagu të shqyrtojë çështjen në qershor atëherë “paketa dyshe” do të dëmtojë Maqedoninë.

 “Problemi më i madh është ‘ndarja’ me Shqipërinë. Shqipëria tani është në rrëmujë. Opozita është larguar nga institucionet dhe po bëhet më e tensionuar. Pra, çfarë mund të themi këtu? Kemi pasur rekomandime pozitive nga Komisioni më parë, dhe ne jemi ‘veçuar’“, thotë ai.

Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

  1. Pse cfare mesazhi pret ky,si ato qe shkruan Balla,Spiropali,apo Peza?Ne vend qe te shikoje,se si eshte katandisur Shqiperia,qe edhe fqinjet,nuk duan dhe nuk e pranojne,te barazohen me te,dhe shkaktari i vetem eshte kryeministri Rama,ky gjithmone kerkon fajtoret e tjere,pervec vehtes.

    Përgjigju ↓