Kryesore

Rama-Metës: Qetëso gruan, u bë dhe Neritan Ceka si xhind

16:56 - 15.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Kolonjë, ku ka prezantuar përpara qytetarëve kandidatin për Bashkinë, Erion Isai.




Në fjaën e tij para qytetarëve të Kolonjës, kreu i qeverisë ka shigjetuar presidentin Meta si dhe kryetaren e LSI, Kryemadhi e Neritan Cekën.

“Një grua që udhëheq partinë dhe bën mitingje me mallkime, këtë s’e kishim parë. U fut mallkimi si kategori politike. E kishte zënë edhe Neritanin filxhani, mallkonte edhe ai. 70 e ca vjeç burrë, profesor, arkeolog, njeri i kulturuar ishte bërë sikur kishte dalë xhindi nga filxhani dhe ulërinte.

Kur Ilir Meta thotë kam informacione nga agjencitë serioze, është filxhani që e informon…Filxhanin e dini mirë ju gratë e Kolonjës.

Mjafton që Iliri t’i thotë Monikës: Grua, qetësohu, deri më 30 shikoje filxhanin por jo për arsye kombëtare. Saliu t’i thotë Lulit; Futu brenda! Dhe nuk ka ’97, ’97-ën e përdorin për të ngjallur frikë e panik, tha Rama.

Në fjalën e tij, Rama tha se këto zgjedhje janë të çuditshme për vetë faktin sepse në garë nuk janë kundërshtarët kryesorë.

“Këto që kemi bërë nuk mjaftojmë, por duhen shumë më tepër. Mbase mjaftojnë për të provuar atë që pak nga pak gjithmonë e më shumë njerëz e kanë kuptuar, e kanë kuptuar edhe ata që nuk janë mbështetësit e PS, sepse ne jemi të vetmit që mund ta bëjmë këtë vend, sepse po se bëmë ne, askush tjetër nuk e bënë.  Me sa shoh në horizont nuk do të këtë edhe pak kohë. Ata janë më keq, edhe se sa kanë qenë me keq. Këto zgjedhje janë të çuditshme në një kuptim, sepse janë zgjedhje  pa kundërshtarët tanë kryesorë. Çfarë borxhi iu ka populli.

Ata synojnë të hyjnë  brenda institucioneve për llogari të tyre. Shteti në demokraci nuk merret dot me dhunë, kjo dihet. Shteti në demokraci nuk janë godina, por pushteti buron nga vota e popullit dhe për sa kohë nuk e ke votën, atëherë nuk ke se si mund ta kesh pushtetin. Ata janë manipulatorë të paskrupull. Duan ta bëjnë Shqipërinë copë-copë. Pse duan ta bëjnë Shqipërinë copë-copë? Sepse këto imazhe shpërndahen në Evropë, ata që nuk duan të hapen negociatat me Shqipërinë, thonë: Çfarë negociatash do të hapin, sepse këta nuk janë njerëz normal, nuk është shtet, sepse është ngritur dynjaja kundër qeverisë”-tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.