AKTUALITET

Shqipëria merr 1.3 miliardë dollarë investime të huaja direkte

17:10 - 15.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipëria ka arritur një nivel prej 1.3 mld dollarësh investime të huaja direkte gjatë 2018 duke u renditur e dyta në Ballkan. Sipas raportit të OKB-së për investimet në botë vendin e parë e mban Serbia me 4.1 mld dollarë e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 737 mln dollarë, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina. Situata pozitive e nivelit të investimeve lidhet direkt me dy projektet gjigande të cilat po mbajnë në këmbë investimet shqiptare siç është gazjellësi TAP, por edhe ndërtimi i hidrocentraleve mbi Devoll. Por pavarësisht kësaj shqetësim mbetet fakti se këto dy projekte janë në përfundim duke ngritur pikëpyetje për investimet në vitet në vijim. Edhe në muajt e parë të këtij viti për shkak të punimeve intensive këto dy projekte kanë ndikuar në rritjen e Investimeve të huaja direkte në vend me 2%. Investimet në vend janë të përqendruara në energji dhe industri nxjerrëse dhe vetëm një pjesë e vogël në manifakturë çka do të ndikonte në rritjen direkte të punësimit. Ndërsa një tjetër fakt është se bizneset e huaja kanë ngritur shqetësime për klimën e biznesit në vend ndërsa gjatë 2018 sipas INSTAT, janë larguar nga Shqipëria 141 biznese europiane.




Raporti
Shqipëria përllogaritet të ketë pasur në 2018 rreth 1.3 mld dollarë IHD, me rritje prej 12.9% nga një vit më parë. Ndërsa Serbia ka pasur një total prej 4.1 mld dollarë, me një rritje të dyfishtë nga 2017. Serbia, sipas raportit, konsiderohet edhe vendi i tretë në të gjithë Europën Juglindore me rritjen më të lartë të IHD në 2018 (pas Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë). Në nivele më të ulëta ndodhet Mali i Zi, e cila pa një tkurrje IHD prej -12%. Ndërsa Bosnjë e Hercegovina pa një rritje të lehtë prej 4.5 % të IHD në 2018. Vitin e kaluar, flukset globale të investimeve të huaja direkte ranë me 13 për qind, në 1.3 trilionë dollarë. Kjo përfaqëson nivelin më të ulët që nga kriza financiare globale dhe nënvizon mungesën e rritjes së investimeve ndërkombëtare në këtë dekadë, thekson raporti. Nevojitet një përshpejtim për të përmbushur nevojat e investimeve që lidhen me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, i cili ende nuk është i dukshëm, sipas OKB. “Ne kemi nevojë për të rritur ambicien për veprimin në fusha si ndryshimet në klimë, për të adresuar dobësitë e borxhit dhe për të zvogëluar tensionet tregtare, në mënyrë të tillë për të nxitur mjediset që të jenë të favorshme për të rritur investimet afatgjata dhe të qëndrueshme. Ndër instrumentet më të rëndësishme për tërheqjen e investimeve janë Zonat e Posaçme Ekonomike. Numri i zonave të tilla nëpër botë është rritur me shpejtësi këtë dekadë në më shumë se 5,000”-thekson raporti.

Viti 2019
Në vitin 2019, IHD pritet të rimëkëmben në ekono-mitë e zhvilluara, pasi efekti i reformave tatimore të SHBA-së është në rënie. Njoftimet e projektit Greenfield – duke treguar planet e shpenzimeve të ardhshme – gjithashtu, tregojnë një rritje, pasi ato ishin rritur 41% në 2018 nga një nivel i ulët në vitin 2017. Megjithatë, trendi i dobët i IHD tregon që rritja e IHD-ve mund të jetë relativisht modeste dhe mund të frenohet më tej nga faktorë të tjerë, si risku gjeopolitik, shkallëzimi i tensioneve tregtare dhe një zhvendosje globale drejt politikave më proteksioniste. Trendi i rritjes së investimeve të huaja direkte ka qenë anemik që nga viti 2008. “Trendi i stanjacionit i dekadës i atribuohet një numri faktorësh që përfshijnë rënien e normave të kthimit të IHD-ve, formave gjithnjë e më të lehta të investimeve dhe një klime për-gjithësisht më pak të favorshme për investime”,-tha drejtori i Investimeve pranë UNCTAD, James Zhan. Rapo-rti i Investimeve Botërore përqendrohet në trendet e investimeve të huaja direkte (IHD) në mbarë botën, në nivel rajonal dhe në vend dhe në masat në zhvillim për të përmirësuar kontributin e saj në zhvillim. Raporti i këtij viti vlerëson përpjekjet për reformimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të investimeve dhe sugjeron masa të reja.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Gazeta,duhet te kete kujdes,sidomos ne artikujt redaksionale,te thote te verteten dhe ta shprehe qarte,per te mos lene ekujvoke.Fjala Shqiperia merr ….don te thote se merr,ose do te marre kete vit.Ndersa per ato cfare ka marre ne vitet e kaluara,thuhet,Shqiperia ka marre…..sepse eshte mashtrim dhe mashtrimi ndjek mashtrimin.Thoni se dy investimet gjigante ishin TAP-i dhe Hidrocentralet,por nuk thoni se ato jane bere ne kohen e Berishes,dhe te perfundoni se qeverite e rilindjes,nuk kane fare investime te huaja,e sidomos te konsiderueshme.

    Përgjigju ↓