Horoskopi

Horoskopi i datës 16 Qershor 2019

00:00 - 16.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Të lindurit e kësaj shenje duhet të bëjnë përpjekje maksimale për të shmangur problemet gjatë ditës së sotme. Bëni kujdes gjatë bisedave, pasi kërkohet vëmendje maksimale, teksa dikush do të flasë shumë sinqerisht me ju. Pavarësisht kësaj, gjatë ditës do të krijohet mundësia edhe për t’u relaksuar në praninë e miqve ose familjarëve tuaj.

Pjesa më e madhe e planeve tuaja për këtë të diel do të realizohet. Nuk ka gjasa që sot të përballeni me telashe apo surpriza të pakëndshme. E vetmja gjë që mund t’ju shqetësojë do të jetë paraqitja, që sipas jush, nuk do të jetë ashtu sikurse do të dëshironit. Ka gjasa të zgjidhni një çështje personale, që ju ka munduar prej kohësh.

Ekziston mundësia që sot pa dashur t’i zbuloni sekretin dikujt. Mund ta evitoni këtë, nëse tregoheni të kujdesshëm gjatë bisedave. Pjesa tjetër e ditës do të jetë mjaft e këndshme dhe argëtuese. Do të keni kohë mjaftueshëm për të qëndruar pranë partneri/partneres suaj.

Rrezikoni të përfshiheni në një konflikt me një prej të miqve tuaj. Mbani veten nën kontroll dhe shmangni agresivitetin dhe kritikat ndaj personave pranë jush. Qëndroni pranë atyre që ju duan më shumë dhe që kujdesen për ju.

Mos u mbyllni në vetvete. Fshehja nga të tjerët mund t’ju çojë drejt depresionit. Është më e përshtatshme t’i diskutoni problemet me mikun tuaj të ngushtë sesa të qëndroni në heshtje. Megjithatë, pavarësisht të gjithave, është mjaft e rëndësishme t’i kushtoni vetes disa momente relaksi këtë të diel.

Nuk është koha e duhur për të nisur ndonjë projekt të rëndësishëm. Vijimi i tij do të jetë mjaft i vështirë, për shkak të disa rrethanave të caktuara. Prioritet për ju sot duhet të jenë punët e shtëpisë, librat ose shëtitjet. Sa i përket, dashurisë nuk është dita e duhur.

Do të kërkoni qetësi dhe të qëndroni vetëm gjatë kësaj dite. Kjo do të jetë e nevojshme pas një jave tejet të lodhshme që mund të keni kaluar. Megjithatë, në mbrëmje mund t’ju shfaqet dëshira për të shkuar te një mik apo kushëriri juaj. Edhe dëshira për të bërë blerje pasdite nuk do të mungojë.

Sot mund t’ju vijë një surprizë mjaft e këndshme. Ka gjasa që dikush shumë i veçantë për ju t’ju bëjë një dhuratë të vlefshme. Sa i përket marrëdhënies suaj romantike, do të kaloni një ditë të paharrueshme dhe do të keni plotësisht vëmendjen e tij/saj.

Ka gjasa të kaloni një ditë monotone. Ndoshta do të jetë e nevojshme të përfshiheni në punë të ndryshme. Mbrëmjen ka gjasa ta kaloni me miqtë, me biseda romantike ose mund të keni një takim mjaft të veçantë me personin që ju pëlqeni.

Do të përjetoni një gjendje të luhatshme emocionale. Rrezikoni të humbisni vëmendjen e dikujt që ju e konsideroni të rëndësishëm. Rekomandohet që gjatë kësaj dite, nëse do të jetë e mundur, të ndihmoni të pastrehët.

Të lindurit e kësaj shenje mund të eksperimentojnë sot në fusha të ndryshme. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që sot të lodheni në vend që të relaksoheni. Nëse jeni në kërkim të dashurisë, ndoshta mund të t’u riktheheni takimeve më miqtë e vjetër.

Sot duhet të shmangni çdo kërkesë dhe t’i përkushtoheni vetes. Mund të realizoni një udhëtim të shkurtër, ose të organizoni diçka me miqtë. Megjithatë, nëse nuk preferoni këto, mund të qëndroni në shtëpi dhe t’i dedikoheni totalisht vetvetes.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.