AKTUALITET

Edi Rama ndërpret fushatën elektorale

16:21 - 17.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një postim në Twitter, kryeministri i vendit Edi Rama tha se do të marrë pjesë në Forumin e prestigjozes Financial Times, e për këtë arsye do të “braktisë” për 24 orë edhe fushatën elektorale.




Shefi i qeverisë shkruajti se shkëputja do jetë e përkohshme, pasi fushata elektorale do të vazhdojë drejt 30 qershorit.

“Shkëputje e pashmangshme nga fushata për të marrë pjesë në Forumin e prestigjozes Financial Times – Investimet në Ballkanin Perëndimor. Pasnesër gati për fazën finale drejt 30 qershorit, ditës kur populli do t’u japë një mësim të paharrueshëm kundërvënësve të tij pa din e iman”, shkruan Rama.

Ky publikim i Ramës është bërë disa minuta para se gazeta gjermane Bild të publikonte 16 audiopërgjimet.

“Përgjimet e pahetuara të shërbëtorit të Saliut tregojnë përsëri se u bënë për shantazh, jo për drejtësi! Dhe u mbajtën tek partia për këtë ditë të zezë, kur duhet sulmuar Shqipëria me “zbulime gjermane”, për të bllokuar negociatat dhe ndaluar drejtësinë që vjen me kapitujt 23/24.

Nxis prokurorinë të vijojë intensivisht hetimet për të nxjerrë deri në fund ku mbarojnë llafet dhe ku dalin prova fajësie para ligjit, nëse ka të tilla. Por sidoqoftë, kjo ndërmarrje kriminale për të helmuar dynjanë, do ta marrë përgjigjen e merituar në 30 qershor e më tej akoma”, ka shkruar Rama pas publikimit të përgjimeve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.